Ndërlidhjet

Vritet një gazetare e Al-Jazeeras në Bregun Perëndimor


Gazetarja e Al-Jazeeras, Shireen Abu Akleh, që u vra në Jenin të Bregut Perëndimor.
Gazetarja e Al-Jazeeras, Shireen Abu Akleh, që u vra në Jenin të Bregut Perëndimor.

Një gazetare e televizionit Al-Jazeera është qëlluar për vdekje teksa po mbulonte një bastisje izraelite në qytetin Jenin të Bregut të pushtuar Perëndimor më 11 maj, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Shireen Abu Akleh, një gazetare e njohur palestineze, që punonte për kanalin në gjuhën arabe të këtij televizioni, u qëllua dhe më pas vdiq.

Edhe një gazetar palestinez, që punonte për gazetën Al-Quds është plagosur, por është në gjendje stabile.

Al-Quds, gazetë me seli në Katar, fajësoi Izraelin për këtë rast.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj ishin cak i sulmeve me armë zjarri dhe eksplozivë teksa po kryenin një operacion në Jenin, dhe më pas ata kthyen zjarrin. Ushtria tha se po “heton ngjarjen dhe po shikon për mundësinë që gazetarët të jenë qëlluar nga sulmues palestinezë”.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, tha se vdekja e gazetares është një lajm i trishtuar dhe shtoi se i ka propozuar Autoritetit Palestinez që të kryejnë një hetim patologjik për vdekjen e gazetares.

“Gazetarët duhet të mbrohen në zonat e konfliktit dhe që të gjithë ne kemi përgjegjësi që ta kuptojmë të vërtetën”, shkroi ai në Twitter.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG