Të shtunën për tentimin e tretë
Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk u konstitua as në përpjekjen e dytë. Në seancën që vazhdoi më 17 prill, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kundërshtuan që ajo të kthehet në pikën zero, duke kërkuar të vazhdohej me votimin e raportit që verifikon mandatet e deputetëve. Për LVV-në, kjo ishte e papranueshme, që argumentoi se s’mund të votohet një raport që kishte dështuar të miratohej. Seanca u ndërpre për të vazhduar më 19 prill.
Përmbajtja
-
5 qershor 2026A e zgjidh vota e 7 qershorit krizën politike në Kosovë?
-
3 qershor 2026Pse po protestohet për Zvërnecin?