Vrapi i babadimrave në Prishtinë
Këtë të diel është mbajtur edicioni i nëntë i mini-maratonës “Vrapo babadimër” në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Qëllimi i aktivitetit është mbledhja e fondeve për qëllime humanitare.
 
1
Si rëndom, pjesëmarrës janë qytetarë të të gjitha moshave.
 
 
2
Pjesëmarrësit e kryejnë vrapin në zonën e qendrës së kryeqytetit. Të gjithë janë në disponim të mirë, meqë vrapin e bëjnë për një qëllim më të madh dhe jo për garë mes njëri-tjetrit.
 
3
Në përfundim e sipër të garës.
 
4
Ky aktivitet përkrahet ndër vite edhe nga institucionet shtetërore. Në fotografi shihet kryetari i Prishtinës, Përparim Rama me tre fëmijë.
 
 
 
