Votimet në veri përmes fotove
Qytetarët në katër komunat në veri të Kosovës më 21 prill votojnë nëse duan ose jo të shkarkojnë kryetarët shqiptarë të zgjedhur vitin e kaluar. Këto votime po zhvillohen teksa Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, ka bërë thirrje për bojkotimin e procesit.

13
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se të gjitha vendvotimet janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.