Ndërlidhjet

Putin "po i teston limitet", paralajmëron Merz


Friedrich Merz në parlamentin gjerman.
Friedrich Merz në parlamentin gjerman.

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, porositi Evropën që të mos e lejojë Rusinë t’i përcaktojë kushtet e një marrëveshjeje për paqe në Ukrainë, duke paralajmëruar se një gjë e tillë vetëm sa do ta trimëronte presidentin rus, Vladimir Putin, “që të kërkojë objektivin e tij të radhës”.

“Putin po i teston limitet që një kohë të gjatë”, tha Merz në parlamentin gjerman, ku po diskutohet për buxhetin e ri.

“Ai saboton, spiunon, vret, përpiqet t’i trazojë njerëzit”, u shpreh kancelari i Gjermanisë, të mërkurën, raporton DPA.

Merz tha se kjo u bë e qartë në Poloni, javën e kaluar, kur dronët rusë cenuan hapësirën ajrore të vendit dhe u rrëzuan mbi territorin e tij, për herë të parë.

Çfarë ndodhi në Poloni? Çfarë ndodhi në Poloni?
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:39 0:00

Putin, po ashtu, po përpiqet të destabilizojë shoqërinë gjermane, paralajmëroi kancelari Merz.

“Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë”, deklaroi Merz, duke shtuar se Gjermania po forcon kapacitetet e saj mbrojtëse pikërisht për këtë arsye.

“Ne duhet t’i parandalojmë kundërshtarët tanë nga agresioni i mëtejmë dhe, në të njëjtën kohë, t’i bëjmë më të bashkuar aleatët dhe partnerët”, tha Merz.

Gjermania ka qenë një prej mbështetësve më të mëdhenj të Ukrainës pas pushimit rus në shkallë të gjerë, më 2022.

Sipas ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, Gjermania ua ka kaluar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tani është furnizuesi më i madh i Ukrainës me ndihma ushtarake.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG