Ndërlidhjet

Viti që nuk ishte këtejpari

Rrugët bosh të Nju Jorkut.
Rrugët bosh të Nju Jorkut.

Derisa kemi qenë duke hyrë në vitin 2020, lajmi që ekipit të Rusisë i është ndaluar pjesëmarrja në Lojërat Olimpike për shkak të programit të dopingut sponsoruar nga shteti, pati ngritur shqetësime nëse ky shtet do të lejohej që të organizojë Kampionatin evropian të Futbollit Euro2020, të planifikuar në stinën e verës.

Mirëpo në kohën kur Lojërat Olimpike dhe Euro2020 do të duhej të nisnin, dilemat kanë rënë në ujë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, që jo vetëm se ka lënë jashtë garave të gjitha ekipet dhe atletët, mirëpo edhe ka izoluar nëpër shtëpi tifozët në gjithë botën.

Edhe ngjarjet më rutinore edhe më të zakonshme kanë rënë si domino, meqë qeveritë kanë nisur të zbatuari masa të distancimit fizik, me qëllim të luftimit të pandemisë së koronavirusit.

Në vendet e punës, në plazhe dhe madje edhe shkolla apo objekte lutjesh, njoftimi i Kinës për shpërthim të një virusi në prag të Vitit të Ri, ka qenë shenjë paralajmëruese e një viti që nuk ishte këtejpari.

Viti 2020 përmes fotografive

Në Teheran, qytetarët marrin pjesë në ceremoninë mortore të gjeneralit iranian, Qasen Soleimani dhe të bashkëluftëtarëve të tij, që u vranë në Irak në një sulm të SHBA-së me dron. 6 janar, 2020. (AP Photo/Ebrahim Noroozi)
1/32 Në Teheran, qytetarët marrin pjesë në ceremoninë mortore të gjeneralit iranian, Qasen Soleimani dhe të bashkëluftëtarëve të tij, që u vranë në Irak në një sulm të SHBA-së me dron. 6 janar, 2020. (AP Photo/Ebrahim Noroozi)
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Simon Adamczyk, pjesëtar i ekipit të shpëtimit të kafshëve të egra në Adelaide, shpëton një koala në një pyll në Ishullin e Kangurit, në jugperëndim të Adelaides, Australi më 7 janar, 2020. Ekspertët kanë frikë se zjarret në pyjet e Australisë mund të çojnë në vrasjen e gjysmë miliardi kafshësh. (AAP Image/David Mariuz/via REUTERS)
2/32 Simon Adamczyk, pjesëtar i ekipit të shpëtimit të kafshëve të egra në Adelaide, shpëton një koala në një pyll në Ishullin e Kangurit, në jugperëndim të Adelaides, Australi më 7 janar, 2020. Ekspertët kanë frikë se zjarret në pyjet e Australisë mund të çojnë në vrasjen e gjysmë miliardi kafshësh. (AAP Image/David Mariuz/via REUTERS)
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Një anëtar i ekipit të shpëtimit ecën nëpër pjesët e mbetura të një aeroplani të Ukraine Airlines, që u rrëzua pak minuta pasi u ngrit nga aeroporti iranian, Imam Khomein, në Teheran të Iranit, më 8 janar, 2020.(Nazanin Tabatabaee/WANA)
3/32 Një anëtar i ekipit të shpëtimit ecën nëpër pjesët e mbetura të një aeroplani të Ukraine Airlines, që u rrëzua pak minuta pasi u ngrit nga aeroporti iranian, Imam Khomein, në Teheran të Iranit, më 8 janar, 2020.(Nazanin Tabatabaee/WANA)
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Ekskavatorët shihen teksa punojnë në ndërtimin e një spitali të ri, ku do të trajtohen pacientët, pas shpërthimit të një virusi vdekjeprurës në Vuhan të Kinës më 24 janar, 2020. Kina tha se do ta ndërtoi spitalin dhjetë ditë, për të trajtuar pacientët, që ishin në epiqendrën e virusit, raporti media shtetërore më 24 janar. (AFP)
4/32 Ekskavatorët shihen teksa punojnë në ndërtimin e një spitali të ri, ku do të trajtohen pacientët, pas shpërthimit të një virusi vdekjeprurës në Vuhan të Kinës më 24 janar, 2020. Kina tha se do ta ndërtoi spitalin dhjetë ditë, për të trajtuar pacientët, që ishin në epiqendrën e virusit, raporti media shtetërore më 24 janar. (AFP)
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Një grua fotografon me telefonin e saj flamurin britanik gjatë një ngjarjeje për të festuar miqësinë ndërmjet Belgjikës dhe Britanisë, që u mbajt në Bruksel më 30 janar, 2020. Më 29 janar, Britania formalizoi largimin nga Bashkimi Evropian, ku kjo ngjarje u përcoll me skena emocionale, teksa parlamenti votoi për të ratifikuar dokumentet e divorcit. Pas gjysmë shekulli pjesë e BE-së, Britania nisi negociatat me BE-në për largimin nga blloku. Ky shtet do të largohet përfundimisht nga BE-ja më 31 janar, 2020. (Kenzo TRIBOUILLARD/AFP)
5/32 Një grua fotografon me telefonin e saj flamurin britanik gjatë një ngjarjeje për të festuar miqësinë ndërmjet Belgjikës dhe Britanisë, që u mbajt në Bruksel më 30 janar, 2020. Më 29 janar, Britania formalizoi largimin nga Bashkimi Evropian, ku kjo ngjarje u përcoll me skena emocionale, teksa parlamenti votoi për të ratifikuar dokumentet e divorcit. Pas gjysmë shekulli pjesë e BE-së, Britania nisi negociatat me BE-në për largimin nga blloku. Ky shtet do të largohet përfundimisht nga BE-ja më 31 janar, 2020. (Kenzo TRIBOUILLARD/AFP)
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mban në duar gazetën USA Today, ku në faqen e parë të saj është lajmi për shfajësimin e tij. Uashington, 6 shkurt, 2020. (REUTERS/Leah Millis)
6/32 Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mban në duar gazetën USA Today, ku në faqen e parë të saj është lajmi për shfajësimin e tij. Uashington, 6 shkurt, 2020. (REUTERS/Leah Millis)
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Një pasagjer mban një maskë dhe është i mbuluar me qese të plastikës, si masë preventive, pas shpërthimit të koronavirusit të ri, që fillimisht u shfaq në Vuhan të Kinës. Ky qytetar gjendet në stacionin e trenit në Shangai dhe fotografia është bërë më 9 shkurt, 2020.<br />
Organizata Botërore e Shëndetësisë, e shpalli koronavirusin si emergjencë botërore më 30 janar, 2020. Pas rritjes së rasteve me këtë virus në mbarë botën, OBSH-ja më 11 mars, e shpalli atë pandemi.<br />
<br />
&nbsp;
7/32 Një pasagjer mban një maskë dhe është i mbuluar me qese të plastikës, si masë preventive, pas shpërthimit të koronavirusit të ri, që fillimisht u shfaq në Vuhan të Kinës. Ky qytetar gjendet në stacionin e trenit në Shangai dhe fotografia është bërë më 9 shkurt, 2020.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, e shpalli koronavirusin si emergjencë botërore më 30 janar, 2020. Pas rritjes së rasteve me këtë virus në mbarë botën, OBSH-ja më 11 mars, e shpalli atë pandemi.

 
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Larisa Beletskaya, 70-vjeçare, qëndron pranë banesës ku ajo jeton, që u dëmtua gjatë luftimeve ndërmjet forcave të Ukrainës dhe separatistëve në Luhansk, më 19 shkurt, 2020. (REUTERS/Alexander Ermochenko)
8/32 Larisa Beletskaya, 70-vjeçare, qëndron pranë banesës ku ajo jeton, që u dëmtua gjatë luftimeve ndërmjet forcave të Ukrainës dhe separatistëve në Luhansk, më 19 shkurt, 2020. (REUTERS/Alexander Ermochenko)
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Një burrë hedh fishekzjarrë në drejtim të policisë greke, gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protestuesit kundërshtuan ndërtimin e një kampi migrantësh në afërsi të qytetit Mantamados, në verilindje të ishullit Lesbos, më 25 shkurt, 2020.<br />
Policia greke doli në rrugët e Lesbosit dhe Chios pasi qeveria vazhdoi planet e saj për ndërtimin e kampeve të reja të migrantëve. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, në mënyrë që punëtorët të mund të vazhdonin me ndërtimin e kampit, tha një burim policor për agjencinë AFP. (AFP/ARIS MESSINIS)
9/32 Një burrë hedh fishekzjarrë në drejtim të policisë greke, gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit. Protestuesit kundërshtuan ndërtimin e një kampi migrantësh në afërsi të qytetit Mantamados, në verilindje të ishullit Lesbos, më 25 shkurt, 2020.
Policia greke doli në rrugët e Lesbosit dhe Chios pasi qeveria vazhdoi planet e saj për ndërtimin e kampeve të reja të migrantëve. Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, në mënyrë që punëtorët të mund të vazhdonin me ndërtimin e kampit, tha një burim policor për agjencinë AFP. (AFP/ARIS MESSINIS)
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Dy nxënëse kalojnë pranë një shtëpie të djegur në Masanchi, në rajonin Zhambyl në Kazakistan më 26 shkurt, 2020, pasi më herët gjatë shkurtit shpërtheu një dhunë që u mori jetën disa personave. (REL).<br />
Autoritetet kazake nisën pothuajse 90 hetime, për të hetuar përplasjet etnike në rajonin Zhambyl, ku më 7 dhe 8 shkurt u vranë 11 persona. Më herët ata thanë se dhuna ndodhi ndërmjet qytetarëve lokalë kazakë nga minoriteti etnik Dugan &ndash; një grup myslimanësh me origjinë nga Kina. Dhuna vdekjeprurëse u shpërnda në fshatrat Sortobe, Masanchi, Auqatty dhe Bulan-Batyr.
10/32 Dy nxënëse kalojnë pranë një shtëpie të djegur në Masanchi, në rajonin Zhambyl në Kazakistan më 26 shkurt, 2020, pasi më herët gjatë shkurtit shpërtheu një dhunë që u mori jetën disa personave. (REL).
Autoritetet kazake nisën pothuajse 90 hetime, për të hetuar përplasjet etnike në rajonin Zhambyl, ku më 7 dhe 8 shkurt u vranë 11 persona. Më herët ata thanë se dhuna ndodhi ndërmjet qytetarëve lokalë kazakë nga minoriteti etnik Dugan – një grup myslimanësh me origjinë nga Kina. Dhuna vdekjeprurëse u shpërnda në fshatrat Sortobe, Masanchi, Auqatty dhe Bulan-Batyr.
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Monumenti i Olimpiadës i vendosur pranë selisë së Komitetit Olimpik të Japonisë në Tokio më 24 mars, 2020. Sipas mediave lokale, gjatë një interviste të publikuar më 28 prill, presidenti i Olimpiadës, Yoshiro Mori tha se pandemia e koronavirusit ka bërë që Lojërat Olimpike, që ishin shtyrë nga korriku i vitit 2020 për 2021 &ndash; do të pezullohen. (EPA-EFE/FRANCK ROBICHON)
11/32 Monumenti i Olimpiadës i vendosur pranë selisë së Komitetit Olimpik të Japonisë në Tokio më 24 mars, 2020. Sipas mediave lokale, gjatë një interviste të publikuar më 28 prill, presidenti i Olimpiadës, Yoshiro Mori tha se pandemia e koronavirusit ka bërë që Lojërat Olimpike, që ishin shtyrë nga korriku i vitit 2020 për 2021 – do të pezullohen. (EPA-EFE/FRANCK ROBICHON)
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Doktorët dhe infermierët të veshur me rroba mbrojtëse punojnë në Njësinë për Kujdes Intensiv, ku trajtohen pacientët me COVID-19 në spitalin Casal Palocco në afërsi të Romës, Itali më 22 prill, 2020.(EPA-EFE/ANGELO CARCONI)<br />
&nbsp;
12/32 Doktorët dhe infermierët të veshur me rroba mbrojtëse punojnë në Njësinë për Kujdes Intensiv, ku trajtohen pacientët me COVID-19 në spitalin Casal Palocco në afërsi të Romës, Itali më 22 prill, 2020.(EPA-EFE/ANGELO CARCONI)
 
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Zjarrfikësit mundohen ta shuajnë zjarrin, që shpërtheu pas rrëzimit të një aeroplani në Karaçi më 22 maj, 2020. Një zyrtar i aviacionit tha se ky avion pasagjerësh i përkiste Pakistan Airlines, kompani shtetërore. Në bordin e këtij aeroplani ishin mbi 100 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, kur aeroplani u rrëzua në afërsi të Karaçit.(AP/Fareed Khan)
13/32 Zjarrfikësit mundohen ta shuajnë zjarrin, që shpërtheu pas rrëzimit të një aeroplani në Karaçi më 22 maj, 2020. Një zyrtar i aviacionit tha se ky avion pasagjerësh i përkiste Pakistan Airlines, kompani shtetërore. Në bordin e këtij aeroplani ishin mbi 100 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, kur aeroplani u rrëzua në afërsi të Karaçit.(AP/Fareed Khan)
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Një protestuese dhe një zyrtar policor shikojnë njëri-tjetrin teksa qëndrojnë në një Urë në qytetin Krascent, në Nju Orleans, më 3 qershor, 2020. Në SHBA shpërthyen protesta, pas vdekjes së George Floyd më 25 maj, i cili vdiq teksa po arrestohej nga policia në Mineapolis.(AP Photo/Gerald Herbert)
14/32 Një protestuese dhe një zyrtar policor shikojnë njëri-tjetrin teksa qëndrojnë në një Urë në qytetin Krascent, në Nju Orleans, më 3 qershor, 2020. Në SHBA shpërthyen protesta, pas vdekjes së George Floyd më 25 maj, i cili vdiq teksa po arrestohej nga policia në Mineapolis.(AP Photo/Gerald Herbert)
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Disa persona marrin pjesë në varrimin e një personi, i cili dyshohet se vdiq nga sëmundja COVID-19, në Shën Petersburg më 26 qershor, 2020.
15/32 Disa persona marrin pjesë në varrimin e një personi, i cili dyshohet se vdiq nga sëmundja COVID-19, në Shën Petersburg më 26 qershor, 2020.
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Vizitorët në pishinën &ldquo;Dreamland&rdquo; në Minsk të Bjellorusisë, shijojnë motin e mirë më 27 qershor, 2020, pavarësisht pandemisë së koronavirusit. (EPA-EFE/TATYANA ZENKOVICH)
16/32 Vizitorët në pishinën “Dreamland” në Minsk të Bjellorusisë, shijojnë motin e mirë më 27 qershor, 2020, pavarësisht pandemisë së koronavirusit. (EPA-EFE/TATYANA ZENKOVICH)
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Policia në Hong Kong në korrik të vitit 2020, teksa arreston një person gjatë protestave kundër një ligji të ri për sigurinë. (EPA-EFE/MIGUEL CANDELA)
17/32 Policia në Hong Kong në korrik të vitit 2020, teksa arreston një person gjatë protestave kundër një ligji të ri për sigurinë. (EPA-EFE/MIGUEL CANDELA)
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Protestuesit përleshen me policinë pranë Asamblesë Kombëtare të Serbisë, që gjendet në Beograd, më 8 korrik, 2020. Protestuesit kundërshtuan orën policore gjatë fundjavës, masë e vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Protesta më 8 korrik u mbajt pavarësisht se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kishte paralajmëruar se kjo masë mund të hiqet, për shkak të pakënaqësisë së shprehur nga qytetarët një ditë më parë. Skena kaotike u panë në Beograd më 7 korrik, ku mijëra persona kundërshtuan masën e vendosur nga autoritetet. Në këto protesta u arrestuan rreth 20 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve me policinë, që përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët hyn në ambientet e parlamentit. (ANDREJ ISAKOVIC/AFP)
18/32 Protestuesit përleshen me policinë pranë Asamblesë Kombëtare të Serbisë, që gjendet në Beograd, më 8 korrik, 2020. Protestuesit kundërshtuan orën policore gjatë fundjavës, masë e vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Protesta më 8 korrik u mbajt pavarësisht se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kishte paralajmëruar se kjo masë mund të hiqet, për shkak të pakënaqësisë së shprehur nga qytetarët një ditë më parë. Skena kaotike u panë në Beograd më 7 korrik, ku mijëra persona kundërshtuan masën e vendosur nga autoritetet. Në këto protesta u arrestuan rreth 20 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve me policinë, që përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve, të cilët hyn në ambientet e parlamentit. (ANDREJ ISAKOVIC/AFP)
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Të burgosurit talibanë lirohen nga burgu në Kandahar të Afganistanit më 12 korrik, 2020. Këta të burgosur ishin pjesë e shkëmbimit të të burgosurve të 5,000 talibanëve me 1,000 të burgosur të tjerë. Ky shkëmbim i të burgosurve, sipas Qeverisë afgane, u bë para se të nisnin bisedimet ndërafgane në Kabul, si pjesë e marrëveshjes ndërmjet talibanëve dhe Shteteve të Bashkuara që u arrit në Doha të Katarit shkurtin e kaluar. Deri më tani, Qeveria afgane ka liruar 1,000 nga 5,000 të burgosurit talibanë dhe talibanët kanë liruar dhjetëra të burgosur. (EPA-EFE/MUHAMMAD SADIQ)
19/32 Të burgosurit talibanë lirohen nga burgu në Kandahar të Afganistanit më 12 korrik, 2020. Këta të burgosur ishin pjesë e shkëmbimit të të burgosurve të 5,000 talibanëve me 1,000 të burgosur të tjerë. Ky shkëmbim i të burgosurve, sipas Qeverisë afgane, u bë para se të nisnin bisedimet ndërafgane në Kabul, si pjesë e marrëveshjes ndërmjet talibanëve dhe Shteteve të Bashkuara që u arrit në Doha të Katarit shkurtin e kaluar. Deri më tani, Qeveria afgane ka liruar 1,000 nga 5,000 të burgosurit talibanë dhe talibanët kanë liruar dhjetëra të burgosur. (EPA-EFE/MUHAMMAD SADIQ)
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Një grua tregon dëmin që është shkaktuar në shtëpinë e saj nga bombardimet nga forcat armene në rajonin Tovuz të Azerbajxhanit më 14 korrik, 2020. Luftimet në afërsi të kufirit Armeni-Azerbajxhan shpërthyen në korrik, që qenë luftimet më serioze ndërmjet këtyre dy shteteve, që prej vitit 2016. (AP Photo/Ramil Zeynalov)
20/32 Një grua tregon dëmin që është shkaktuar në shtëpinë e saj nga bombardimet nga forcat armene në rajonin Tovuz të Azerbajxhanit më 14 korrik, 2020. Luftimet në afërsi të kufirit Armeni-Azerbajxhan shpërthyen në korrik, që qenë luftimet më serioze ndërmjet këtyre dy shteteve, që prej vitit 2016. (AP Photo/Ramil Zeynalov)
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Një arushë, që është vendosur në një tavolinë në Prishtinë më 23 korrik, 2020, kishte për qëllim që të shtyjë njerëzit të mbajnë distancën fizike, teksa autoritetet në Kosovë vendosën masa të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit. (Armend NIMANI / AFP)
21/32 Një arushë, që është vendosur në një tavolinë në Prishtinë më 23 korrik, 2020, kishte për qëllim që të shtyjë njerëzit të mbajnë distancën fizike, teksa autoritetet në Kosovë vendosën masa të reja për të parandaluar përhapjen e mëtejmë të koronavirusit. (Armend NIMANI / AFP)
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Fëmijët luajnë pas shiut të madh që ra në Karaçi të Pakistanit më 26 korrik, 2020. (Shahzaib Akber/EPA-EFE).
22/32 Fëmijët luajnë pas shiut të madh që ra në Karaçi të Pakistanit më 26 korrik, 2020. (Shahzaib Akber/EPA-EFE).
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Një protestues mban në duar një fotografi të kryeministrit bullgar, i cili në këtë fotografi ka një maskë të vendosur të kartëmonedhës prej 500 eurove. Këta qytetarë morën pjesë në protestën anti-qeveritare në Sofja më 29 korrik, 2020, ku kërkuan dorëheqjen e qeverisë. (Nikolay Doychiov/AFP).
23/32 Një protestues mban në duar një fotografi të kryeministrit bullgar, i cili në këtë fotografi ka një maskë të vendosur të kartëmonedhës prej 500 eurove. Këta qytetarë morën pjesë në protestën anti-qeveritare në Sofja më 29 korrik, 2020, ku kërkuan dorëheqjen e qeverisë. (Nikolay Doychiov/AFP).
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Hoda Kinno, 11 vjeçe, evakuohet nga xhaxhai i saj Mustafa, më 4 gusht, 2020, pas shpërthimit masiv në portin e Bejrutit. Familja Kinno, është nga Alepo e Sirisë. Hoda gjatë shpërthimit theu qafën dhe kishte edhe lëndime të tjera trupore, ndërkaq motra e saj, Sedra 15 vjeçe, vdiq nga ky shpërthim masiv. (AP Photo/Hassan Ammar)
24/32 Hoda Kinno, 11 vjeçe, evakuohet nga xhaxhai i saj Mustafa, më 4 gusht, 2020, pas shpërthimit masiv në portin e Bejrutit. Familja Kinno, është nga Alepo e Sirisë. Hoda gjatë shpërthimit theu qafën dhe kishte edhe lëndime të tjera trupore, ndërkaq motra e saj, Sedra 15 vjeçe, vdiq nga ky shpërthim masiv. (AP Photo/Hassan Ammar)
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Protestuesit ikin nga policia gjatë një proteste të mbajtur më 9 gusht në Minsk, menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet presidenciale bjelloruse. (REL)
25/32 Protestuesit ikin nga policia gjatë një proteste të mbajtur më 9 gusht në Minsk, menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve për zgjedhjet presidenciale bjelloruse. (REL)
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Specialistët shëndetësorë e fusin në një autoambulancë liderin opozitar rus, Aleksei Navalny. Ai u dërgua për në aeroport ku udhëtoi për trajtim mjekësor në Gjermani, më 22 gusht, 2020.(Aleksei Malgavko/Reuters)
26/32 Specialistët shëndetësorë e fusin në një autoambulancë liderin opozitar rus, Aleksei Navalny. Ai u dërgua për në aeroport ku udhëtoi për trajtim mjekësor në Gjermani, më 22 gusht, 2020.(Aleksei Malgavko/Reuters)
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
&ldquo;Marshi i unitetit&rdquo; në Minsk të Bjellorusisë, i mbajtur më 6 shtator, 2020. (REL)
27/32 “Marshi i unitetit” në Minsk të Bjellorusisë, i mbajtur më 6 shtator, 2020. (REL)
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Jill Biden, largon nga gazetarët burrin e saj, kandidatin demokrat për zgjedhjet presidenciale amerikane, Joe Biden, teksa ai flet me gazetarët në Nju Kastëll, Delauer, më 5 tetor, 2020. (AP/Andrew Harnik)
28/32 Jill Biden, largon nga gazetarët burrin e saj, kandidatin demokrat për zgjedhjet presidenciale amerikane, Joe Biden, teksa ai flet me gazetarët në Nju Kastëll, Delauer, më 5 tetor, 2020. (AP/Andrew Harnik)
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Njerëz të mbledhur në Sheshin e Republikës gjatë një proteste më 18 tetor në Paris. Protestuesit në mbarë Francën, bën thirrje për lirinë e shprehjes dhe nderuan mësuesin e historisë, të cilit iu pre koka në afërsi të Parisit, pasi ai kishte shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed gjatë një ore mësimore. Mësuesi Samuel Paty u vra nga një 18-vjeçar, i lindur në Moskë, por me origjinë çeçene. Sulmuesi më pas u qëllua për vdekje nga policët francezë. (AP/Michel Euler)
29/32 Njerëz të mbledhur në Sheshin e Republikës gjatë një proteste më 18 tetor në Paris. Protestuesit në mbarë Francën, bën thirrje për lirinë e shprehjes dhe nderuan mësuesin e historisë, të cilit iu pre koka në afërsi të Parisit, pasi ai kishte shfaqur karikaturat e Profetit Muhamed gjatë një ore mësimore. Mësuesi Samuel Paty u vra nga një 18-vjeçar, i lindur në Moskë, por me origjinë çeçene. Sulmuesi më pas u qëllua për vdekje nga policët francezë. (AP/Michel Euler)
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Një burrë, që mban flamurin kombëtar armen, më 13 nëntor, viziton Manastirin Ortodoks Dadivank që gjendet në Kalbajar në Nagorno Karabak. Ky manastir, besohet se është ndërtuar në shekullin e 12 apo të 13. Sipas një marrëveshjeje, që i dha fund luftimeve në rajonin e Nagorno Karabakut, territoret që ishin nën kontrollin e armenëve, siç është ky ku gjendet ky manastir, do t&rsquo;i kalojnë Azerbajxhanit.(AP/Sergei Grits)
30/32 Një burrë, që mban flamurin kombëtar armen, më 13 nëntor, viziton Manastirin Ortodoks Dadivank që gjendet në Kalbajar në Nagorno Karabak. Ky manastir, besohet se është ndërtuar në shekullin e 12 apo të 13. Sipas një marrëveshjeje, që i dha fund luftimeve në rajonin e Nagorno Karabakut, territoret që ishin nën kontrollin e armenëve, siç është ky ku gjendet ky manastir, do t’i kalojnë Azerbajxhanit.(AP/Sergei Grits)
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Një ushtar në rajonin separatist të Donetskut, më 24 nëntor, 2020, luan me disa mace, teksa strehohet në një vend në afërsi të frontit të luftës, në qytetin Horlivka, nën kontrollin e rusëve, që gjendet në Ukrainë. Rusia vazhdon të furnizojë me armë separatistët në rajonet e okupuara të Donetskut dhe Luhanskit, thotë Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës. (Dave Mustaine/EPA-EFE).
31/32 Një ushtar në rajonin separatist të Donetskut, më 24 nëntor, 2020, luan me disa mace, teksa strehohet në një vend në afërsi të frontit të luftës, në qytetin Horlivka, nën kontrollin e rusëve, që gjendet në Ukrainë. Rusia vazhdon të furnizojë me armë separatistët në rajonet e okupuara të Donetskut dhe Luhanskit, thotë Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës. (Dave Mustaine/EPA-EFE).
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Personeli mjekësorë përgatitet të administrojë vaksinën kundër koronavirusit të prodhuar nga Pfizer/BioNTech në një qendër në Kardif të Mbretërisë së Bashkuar më 8 dhjetor, 2020. Mbretëria e Bashkuar &ndash; një prej shteteve të goditura më së keqi nga pandemia e koronavirusit &ndash; nisi programin e vaksinimit më 8 dhjetor, një hap ky kyç drejt përfundimit eventual të pandemisë. Shtëpitë e pleqve, personeli mjekësor dhe personat mbi 80 vjeç, që të gjithë do ta marrin vaksinën. (Justin Tallis/Pool via REUTERS)
32/32 Personeli mjekësorë përgatitet të administrojë vaksinën kundër koronavirusit të prodhuar nga Pfizer/BioNTech në një qendër në Kardif të Mbretërisë së Bashkuar më 8 dhjetor, 2020. Mbretëria e Bashkuar – një prej shteteve të goditura më së keqi nga pandemia e koronavirusit – nisi programin e vaksinimit më 8 dhjetor, një hap ky kyç drejt përfundimit eventual të pandemisë. Shtëpitë e pleqve, personeli mjekësor dhe personat mbi 80 vjeç, që të gjithë do ta marrin vaksinën. (Justin Tallis/Pool via REUTERS)
Zjarret në Australi, përhapja e koronavirusit, protestat kundër masave të vendosura ndaj pandemisë, luftimet në Ukrainë, në Nagorno Karabak, si dhe protestat anti-qeveritare në disa vende të botës, janë disa prej ngjarjeve më të rëndësishme që ndodhën gjatë vitit 2020.
Previous slide
Next slide

Infektim kolektiv

Historia e njerëzimit na tregon se individët kanë gjetur një ndjenjë të identitetit të përbashkët nëpër turma. Siç e ka definuar këtë fenomen edhe sociologu Emile Durkheim më shumë se një shekull më parë, tubimet masive mund të shihen si rituale të shenjta që u mundësojnë individëve që të mblidhen në një grup për të përmbushur nevojën njerëzore të të përkiturit diku.

Fatkeqësisht, kjo lidhje fizike mund të kontribuojë në përhapje të sëmundjes përtej vetë organizimeve.

“Njerëzit mund të vijnë nga shumë shtete, të përzihen në turma, të përhapin infektimin dhe t’a marrin atë në shtëpi”, kanë thënë psikologët, Nick Hopkins nga Universitetit Dundee dhe Stephen Reicher nga Universiteti Shën Adrews në Skoci më 2016, teksa kanë diskutuar për shkencën në zhvillim të mjekësisë sa u përket tubimeve masive.

Në rast të përhapjes së madhe, siç është shembulli me koronavirus, shumë qeveri, zyrtarë shëndetësorë dhe organizatorë ngjarjesh, kanë ardhur në përfundim se turmat e mëdha dhe kontaktet e ngushta duhet të mënjanohen, pavarësisht sa të shenjta mund të jenë.

Organizimet e anuluara

Më 11 mars, numri i personave të infektuar me koronavirus ka kaluar shifrën 115,000 në nivel global, andaj Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësim për “nivelet alarmuese të përhapjes dhe shkallës alarmuese të mosveprimit”, andaj ka shpallur shpërthimin e këtij virusi, pandemi.

Në po të njëjtën ditë, Asociacioni Kombëtar i Basketbollit në Shtetet e Bashkuara – liga kryesore e basketbollit profesionale në botë, e cila mbledh atletë nga e gjithë bota – pati njoftuar se do të pezullojë të gjitha lojërat, pasi një lojtar ka rezultuar pozitiv në këtë virus. Ky njoftim është pasuar ditën tjetër nga Liga Kombëtare e Hokejit në SHBA.

Më 14 mars më pas është pezulluar përkohësisht liga britanike e futbollit, Premier League, një ndër më të mirat në botë. Më 17 mars, Unioni rus i Futbollit ka pezulluar të gjitha garat e futbollit në këtë shtet.

Më pas gara më e vjetër sportive njoftoi për shtyrje të lojërave, pavarësisht se pishtari olimpik po i afrohej fundit të rrugës. Në fund të muajit mars, Lojërat Olimpike në Tokio janë shtyrë për 12 muaj “për të ruajtur shëndetin e atletëve, të gjithë atyre që janë të përfshirë në Lojërat Olimpike si dhe të komunitetit ndërkombëtar”.

Deri më 1 prill, numri i të infektuarve pati kaluar shifrën 1 milion në 171 shtete dhe gjashtë kontinente, duke lënë të vdekur më shumë se 50,000 persona. Atëbotë, Shtetet e Bashkuara veçse kishin tejkaluar Kinën sa i përket numrit të të infektuarve.

Atë muaj janë parë edhe shenjat se pandemia do të pengonte zhvillimin e ceremonive për një nga pesë shtyllat e Islamit: Arabia Saudite ka këshilluar myslimanët që të mos bëjnë plane për Haxh.

Në qershor, ky shtet që është përballur me një prej shpërthimeve më të mëdha të koronavirusit në Lindje të Mesme, ka njoftuar se do të ndalojë udhëtarët ndërkombëtarë që të kryejnë pelegrinazhin në Mekë dhe Medinë, duke zvogëluar numrin e njerëzve që kanë marrë pjesë në këto ceremoni në 1,000 për dallim nga 2 milionë sa kanë qenë më parë.

Ku ka më mirë se në shtëpi?

Lista e organizimeve masive, që janë anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit më 2020 është e gjatë, duke prekur kështu secilin aspekt të shoqërisë.

Vrapimi i demave në Festivalin San Fermin në veri të Spanjës, traditë për shumë turistë të dehur? Është anuluar sikurse Festivali i Birrës, Oktoberfest në Gjermani.

Kupa e Botës më 2020? Pjesëtarët e ekipit të kriketit The West Indies do të duhet të presin deri në vjeshtën e vitit të ardhshëm për të mbrojtur titullin e tyre në Indi, në vend të Australisë.

Norouz? Këtë vit iranianët kanë qëndruar kryesisht në shtëpi për të festuar ditën e parë të pranverës sipas kalendarit persian.

Dita e Grave? Është anuluar në Kazakistan.

Eurovisioni nuk është mbajtur në skenë, dhe nuk ka pasur turne botërore nga Rolling Stones, Elton John, dhe Justin Bieber. Ndërkohë, udhëtimet ndërkombëtare janë përcjellë me vonesa pafund, me hektarë tokë të plazheve të thata dhe qendra të boshe të qyteteve.

Shumë maratona janë anuluar po ashtu.

Paradat e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor­), janë lënë për t’u mbajtur një tjetër ditë, apo një tjetër vit.

Parada e Krenarisë, në katër rrota
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:54 0:00

Njëjtë ka ndodhur edhe për paradat ushtarake, për shumicën prej tyre. Festimet për Ditën e Fitores janë anuluar këtë vit në Kazakistan dhe janë shtyrë në Rusi, duke shënuar herën e parë në 25 vjet që kjo ditë nuk është shënuar në ditën e fitores së aleatëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Dita e Forcave të Armatosura në Bullgari po ashtu ka qenë viktimë e pandemisë, ashtu sikurse Dita e Çlirimit Shushi, e cila është shënuar në Armeni për të festuar çlirimin e rajonit të Nagorno-Karabakut, nga forcat e Azerbajxhanit. Tani kjo ngjarje është hequr nga kalendari, meqë ky qytet është çliruar nga forcat azerbajxhanase pas kthimit në luftë këtë vit.

Nuk ka fitore për të festuar

Një numër i ngjarjeve prestigjioze nuk janë mbajtur këtë vit për herë të parë prej periudhës së Luftës së Dytë Botërore, duke përfshirë kampionatin e golfit, British Open, turneun e tenisit, Wimbledon, dhe ekspozitën mbi aviacionin Paris Airshow.

Gjatë kësaj kohe ka pasur edhe pak vend për diplomaci, meqë pandemia ka penguar përpjekjet për të arritur marrëveshje për paqe në Afganistan.

Në Rusi, ngjarja më e madhe ekonomike e shtetit, Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i Shën Petersburgut – është anuluar në mënyrë që të mbrohet shëndeti i qytetarëve rusë dhe pjesëmarrësve nga vendet tjera.

Asgjë nuk i zëvendëson përvojat fizike

Ndikim afatgjatë i pandemisë në aspektin mendor të njeriut, ka qenë subjekt i një morie parashikimesh, të cilat kanë ndryshuar teksa numri i të infektuarve me koronavirus është rritur tejet shumë. Mirëpo humbjet në aspektin e jetës dhe përvojave njerëzore janë shumë të prekshme.

Numri global i të infektuarve ka kaluar shifrën 70 milionë, me më shumë se 1.5 milion viktima. Prandaj, pamundësia e shoqërive për të festuar në masë, ka lënë boshllëk të madh në qëllim dhe identitet.

“Këto ngjarje ofrojnë mundësi për lidhje shoqërore me një grup njerëzish që ndajnë qëllim të përbashkët apo një mori vlerash/interesash”, ka thënë Jay Van Bavel, profesor i asociuar i Psikologjisë dhe Shkencave Neutrale në Universitetin e Nju Jorkut.

“Mendoj se mund të rikthejmë një pjesë përmes ngjarjeve online, mirëpo është shumë e vështirë që të zëvendësojmë nevojat që përmbushen nga tubimet e mëdha”.

Derisa koronaviusi është shtrirë në nivel ndërkombëtar në muajin prill, Van Bavel ka qenë autor udhëheqës një punimi kërkimor, me qëllim të ofrimit të ndihmës për sjelljen njerëzore, duke u bazuar në rekomandime të epidemiologëve dhe ekspertëve për kujdes shëndetësor.

Këto përpjekje, të publikuara më 30 prill nga nature.com, janë fokusuar në një mori temash që kanë lidhje me pandeminë, duke përfshirë frikën dhe efektet shoqërore e kulturore në sjellje, bashkë me barrierat që ekzistojnë për një përgjigjje të përbashkët, marrë parasysh polarizimet politike.

Shqetësimet për vitin 2021

Në fund të vitit, prezantimi i një morie vaksinash të zhvilluara dhe prodhuara në disa shtete, ka rritur shpresat te njerëzit. Mirëpo teksa bota pret me padurim mundësinë për t’i dhënë lamtumirën një vendi viti të errët dhe në izolim, shqetësimet e reja janë rritur rreth idesë se vendet në zhvillim mund të jenë të fundit në radhë për t’u shëruar nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Meqenëse disa ngjarje kanë gjetur mënyrë që të jetësohen – me mungesë të audiencës apo pjesëmarrje të vogël të njerëzve – ende nuk është koha për të festuar.

Teksa përfundon viti i gjatë me masa të karantinës dhe mohim të jetës kolektive, qytetet në gjithë botën janë duke shënuar fare pak festimet për festat e fundvitit, sikurse Krishtlindja dhe Viti i Ri – ndërkohë që vendet si Moska dhe Budapesti, i kanë anuluar ato tërësisht.

Përgatiti: Krenare Cubolli
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG