Veshja plot ngjyra e Lumës
Veshja e Lumës së Epërme në Maqedoninë e Veriut mbetet një nga më atraktivet sa i përket koloritit. Sara Kadriu nga shoqata Luma e Epërme thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo veshje e trashëguar me shekuj përmban elemente që nga koha ilire. Tash e disa vjet me radhë, në javën e parë të gushtit, mbahet edhe manifestimi "Takimet e Lumës" me qëllim ruajtjen dhe promovimin e traditave.
9
Edhe veshja e burrave është e veçantë me shumë qëndisma, sidomos xhamadani.
10
Brezi si pjesë e veshjes tradicionale të burrave.
11
Shamitë e grave nga Luma e Epërme përbëhen nga motive shumëngjyrëshe.
12
Një burrë me veshje tradicionale ndërsa në kokë mban plisin në formë të sferës së prerë.