Veshja plot ngjyra e Lumës
Veshja e Lumës së Epërme në Maqedoninë e Veriut mbetet një nga më atraktivet sa i përket koloritit. Sara Kadriu nga shoqata Luma e Epërme thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo veshje e trashëguar me shekuj përmban elemente që nga koha ilire. Tash e disa vjet me radhë, në javën e parë të gushtit, mbahet edhe manifestimi "Takimet e Lumës" me qëllim ruajtjen dhe promovimin e traditave.
!["Të gjithë ne e ruajmë me fanatizëm çdo pjesë të veshjes, pasi kjo veshje është shumë e veçantë, i gjithë punimi bëhet me dorë dhe është shumë i vështirë... Ka një ditë të veçantë që ne i themi dita kur e nxjerrim nusen tek kroi, [rite dasmash] dhe të gjithë ne vishemi me këtë veshje sikurse edhe nusja”, tregon Sarah Kadriu nga shoqata "Luma e Epërme".](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-d65d-08db98d55c80_w1024_q10_s.jpg)
13
"Të gjithë ne e ruajmë me fanatizëm çdo pjesë të veshjes, pasi kjo veshje është shumë e veçantë, i gjithë punimi bëhet me dorë dhe është shumë i vështirë... Ka një ditë të veçantë që ne i themi dita kur e nxjerrim nusen tek kroi, [rite dasmash] dhe të gjithë ne vishemi me këtë veshje sikurse edhe nusja”, tregon Sarah Kadriu nga shoqata "Luma e Epërme".

14
Një vajzë me veshjen e Lumës së Epërme, gjatë manifestimit të sivjetmë.
E veçanta veshjes së Lumës është dhe dollomba (dollama) për gratë, që është një tunikë me ngjyrë të kuqe dhe mëngë të gjata e të qëndisura me fije ari ose argjendi të bardhë. ajo po ashtu është e qëndisur edhe në pjesën përparme dhe jakë.
Për të qëndisur vetëm këmishën për nuse, nevojiten muaj të tërë punë dore. Një gërshetim ngjyrash, materialesh e motivesh e bëjnë veshjen kaq të veçantë.

15
Pjesëmarrës me veshje tradicionale gjatë manifestimit "Takimet e Lumës".

16
Opingat për burra prej lëkure dhe çorapet e qëndisura.