Veshja plot ngjyra e Lumës
Veshja e Lumës së Epërme në Maqedoninë e Veriut mbetet një nga më atraktivet sa i përket koloritit. Sara Kadriu nga shoqata Luma e Epërme thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo veshje e trashëguar me shekuj përmban elemente që nga koha ilire. Tash e disa vjet me radhë, në javën e parë të gushtit, mbahet edhe manifestimi "Takimet e Lumës" me qëllim ruajtjen dhe promovimin e traditave.

5
Kjo veshje është shumë veçantë, pasi i gjithë punimi dhe qëndisja bëhen me dorë.

6
Disa gra me veshjen tradicionale të Lumës gjatë edicionit të sivjetmë të manifestimit "Takimet e Lumës së Epërme".

7
Pjesë e veshjes për gratë janë edhe çorapet e thurura me dorë e të zbukuruara me qëndisma.

8
Gratë e Lumës në raste të veçanta gëzimi, dasma dhe festa familjare, mbajnë “fshturkën”, një kësulë e punuar me dorë me fije prej argjendi ose ari, kurse në pjesën e ballit varen florinj.