Veshja plot ngjyra e Lumës
Veshja e Lumës së Epërme në Maqedoninë e Veriut mbetet një nga më atraktivet sa i përket koloritit. Sara Kadriu nga shoqata Luma e Epërme thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo veshje e trashëguar me shekuj përmban elemente që nga koha ilire. Tash e disa vjet me radhë, në javën e parë të gushtit, mbahet edhe manifestimi "Takimet e Lumës" me qëllim ruajtjen dhe promovimin e traditave.

1
Manifestimi "Takimet e Lumës së Epërme" mbahet të dielën e parë të gushtit tash e disa vjet me radhë, me ç'rast pjesëmarrësit vishen me veshjen tradicionale të Lumës.
Luma e Epërme përbëhej nga 27 fshatra, por pjesa më e madhe e tyre tani janë tërësisht të pabanueshme.
Luma e Epërme përbëhej nga 27 fshatra, por pjesa më e madhe e tyre tani janë tërësisht të pabanueshme.

2
Sarah Kadriu e veshur me veshjen e Lumës.
“Këtë thesar që e kemi trashëguar me shekuj nga nënat, gjyshet dhe stërgjyshet nuk duam ta mbajmë të fshehur në arkë, prandaj organizojmë ‘Takimet e Lumës së Epërme’ për t’u njohur me të gjenerata e reja dhe të krenohen të gjithë shqiptarët”, thotë Kadriu, një nga organizatoret e manifestimit.

3
Luma e Epërme, si rajon, ndodhet në perëndim të Maqedonisë së Veriut, dhe përfshin një pjesë të Shqipërisë dhe të Kosovës, po ashtu edhe disa fshatra malorë të komunës së Mavrovës, Rostushës dhe Gostivarit.

4
Banorët e kësaj ane megjithëse janë shpërngulur në Gostivar, Shkup dhe në diasporë ata thonë se vazhdojnë të ruajnë një pjesë të riteve dhe zakoneve gjatë festave familjare, veçanërisht këngët që janë polifonike dhe veshjen, e cila është unike e me motive që zanafillën e kanë që nga koha ilire.