Komuna e Prishtinës ka dekoruar kryeqytetin me objekte të ngjyrave të ndryshme, si pjesë e aktiviteteve verore. Të enjten në mbrëmje, në sheshin “Zahir Pajaziti”, do të fillojë aktiviteti “Akull në Verë”. Ky aktivitet do të zgjasë një muaj dhe sipas komunës, përveç ofrimit të një freskie gjatë ditëve të nxehta të verës, ai ka për synim që të mbështesë bizneset e vogla gastronome dhe artistët, si pasojë e dëmeve që u janë shkaktuar nga pandemia.
Vera ngjyros Prishtinën
![Ombrellat ngjyra-ngjyra mbi kokat e kalimtarëve në sheshin "Skënderbeu".](https://gdb.rferl.org/2e1a924d-6283-4510-b42e-ccbf87921061_w1024_q10_s.jpg)
5
Ombrellat ngjyra-ngjyra mbi kokat e kalimtarëve në sheshin "Skënderbeu".
![Larmi ngjyrash në Prishtinë.](https://gdb.rferl.org/5a865b11-4b97-4e84-93c2-334c96ded383_w1024_q10_s.jpg)
6
Larmi ngjyrash në Prishtinë.
![Kaltër, gjelbër, rozë... Disa prej ngjyrave të ombrellave mbi shëtitore.](https://gdb.rferl.org/958efc2b-62e7-4239-87f4-0a83420c5b06_w1024_q10_s.jpg)
7
Kaltër, gjelbër, rozë... Disa prej ngjyrave të ombrellave mbi shëtitore.
![Sheshi i Prishtinës i dekoruar me ombrella shumëngjyrëshe.](https://gdb.rferl.org/a7d03e1a-89fc-4236-af99-4903e7809775_w1024_q10_s.jpg)
8
Sheshi i Prishtinës i dekoruar me ombrella shumëngjyrëshe.