Komuna e Prishtinës ka dekoruar kryeqytetin me objekte të ngjyrave të ndryshme, si pjesë e aktiviteteve verore. Të enjten në mbrëmje, në sheshin “Zahir Pajaziti”, do të fillojë aktiviteti “Akull në Verë”. Ky aktivitet do të zgjasë një muaj dhe sipas komunës, përveç ofrimit të një freskie gjatë ditëve të nxehta të verës, ai ka për synim që të mbështesë bizneset e vogla gastronome dhe artistët, si pasojë e dëmeve që u janë shkaktuar nga pandemia.
Vera ngjyros Prishtinën

9
Qytetarët ecin dhe pushojnë, nën hijen e ombrellave dhe të pemëve.

10
Dy vajza freskohen te shatërvani afër statujës së Skënderbeut, në Prishtinë.