Varfëria shtyn gratë në Azinë Qendrore të bëhen nëna surrogate
Lufta ka shkaktuar zhvendosjen e tregut për nënat surrogate, nga Ukraina dhe Rusia – që dikur ishin qendra globale të praktikës – në Azinë Qendrore. Aktualisht, qindra gra nga Kazakistani, Kirgizia dhe Uzbekistani po udhëtojnë në Gjeorgji për t’iu nënshtruar shtatzënive surrogate. Shumë prej këtyre grave kanë vetë fëmijë në shtëpi, ndërsa varfëria është forca kryesore shtytëse prapa vendimit të tyre. (Përgatiti: Trim Haliti – Narracioni: Krenare Cubolli – Montazhi: Bujar Tërstena)