Ndërlidhjet

Maqedonia e Veriut do të nisë vaksinimin e fëmijëve kundër koronavirusit


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Mbi 1,200 fëmijë të moshës 12-18 vjeç janë paraqitur për vaksinim kundër koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.

Pas marrjes së terminit, ata do të imunizohen me nga dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë.

Deri të enjten, në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar rreth 450 mijë persona - prej tyre afro 260 mijë me nga dy doza.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar të enjten për 26 raste të reja me koronavirus - gjysma e të cilave janë në Shkup.

Aktualisht, raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 225.

Atje janë konfirmuar dy variante të koronavirusit: Gama - i identifikuar për herë të parë në Brazil - dhe Delta - i identifikuar për herë të parë në Indi.

Delta, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është më ngjitëse se variantet e mëparshme dhe është duke shkaktuar rritje të numrit të rasteve në disa vende të botës.

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka thënë të enjten se vaksinimi mbetet mënyra e vetme për parandalimin e përhapjes së virusit.

Nga vjeshta, kur mund të ketë valë të re të koronavirusit, në këtë vend do të jenë të mundshme disa kufizime për qytetarët e pavaksinuar.

“Ne nuk mund të aplikojmë vaksinimin e detyrueshëm, nuk është askund në botë. Pra, ne duhet të mendojmë për disa zgjidhje alternative, për shembull pjesëmarrja në ngjarje me frekuentim masiv - qoftë brenda, qoftë jashtë, qoftë në kinema - vetëm me një certifikatë [të vaksinimit] dhe kjo është diçka që mund ta rekomandojmë nga muajt e vjeshtës”, ka thënë Filipçe.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG