Ndërlidhjet

Vaksina ruse për COVID-19 në muajin nëntor?


Një shkencëtar në Rusi duke kryer hulumtime në një laborator në Shën Petersburg, për vaksinën kundër COVID-19.
Një shkencëtar në Rusi duke kryer hulumtime në një laborator në Shën Petersburg, për vaksinën kundër COVID-19.

Hulumtuesit mbrapa një prej dy vaksinave potenciale të Rusisë kundër koronavirusit, që janë duke pritur procesin e miratimit në këtë shtet, kanë thënë se planifikojnë të nisin prodhimin e vaksinës në muajin nëntor.

Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kërkimore Shtetërore për Virologji dhe Bioteknologji, Vektor, Rinat Maksyutov, ka parashikuar më 2 gusht se institucioni që drejton ai do të nisë prodhimin e vaksinës në muajin nëntor.

“Ne presim nisjen e prodhimit në nëntor të këtij viti”, i ka thënë Maksyutov televizionit Rossiya 1, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

“Pra, afër fundit të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm ne mund të nisim vaksinimin e të paktën personave që janë pjesë e grupeve të rrezikshme dhe më pas të vazhdojmë me vaksinim masiv”.

Zyrtarët rusë vazhdimisht kanë shtyrë përpara një angazhim tejet dinamik për gjetjen e vaksinës kundër patogjeni që ka infektuar të paktën 849,000 persona dhe ka lënë të vdekur më shumë se 14,000 pacientë në Rusi.

Shumë ekspertë të jashtëm kanë shprehur dyshime për disa pretendime të Rusisë, derisa disa detaje që kanë dalë në kohën e pandemisë përfshijnë edhe akuzat se Moska ka gënjyer për disa aspekte të shpërthimit të virusit dhe mënyrës sesi zyrtarët janë përballur me të.

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe disa zyrtarë tjerë kanë qenë të gatshëm të prezantojnë secilin përparim në luftën ndaj virusit, duke e konsideruar atë si testament të pozitës së Rusisë si lojtare e madhe në botë kur është fjala për shkencë dhe mjekësi.

Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko ka befasuar shumë persona kur është zotuar më 1 gusht se Rusia do të zbatojë “vaksinim të shkallës së gjerë” në muajin tetor.

Duke folur para gazetarëve në Nizhny Novgorod, Murashko ka thënë se mjekët dhe punëtorët shëndetësorë do të kenë prioritet në programin e vaksinimit.

Murashko nuk ka dhënë detaje tjera rreth këtij procesi.

Gjatë javës së kaluar, agjencia e lajmeve, Reuters ka raportuar se një burim i paidentifikuar ka thënë se vaksina e parë potenciale e Rusisë ndaj koronavirusit mund të sigurojë miratim qeveritar në muajin gusht.

Rusia aktualisht ka dy vaksina që po teston ndaj sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi: njëra e Institutit Vektor dhe një tjetër e zhvilluar nga Instituti Gamaleya me bazë në Moskë, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes.

Megjithatë, për publikun janë bërë të ditura shumë pak detaje rreth këtyre vaksinave.

Ndërkohë, në gjithë botën janë duke u testuar mbi 100 vaksina, duke treguar një dedikim të pashembullt për gjetje të ilaçit ndaj virusit vrasës që fillimisht është raportuar në Kinë në fund të vitit të kaluar.

Shumë vaksina në testim, çfarë po ndodh me to?
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:06:15 0:00

Si pasojë e tij deri më tani kanë vdekur 685,000 njerëz, derisa miliarda të tjerë janë detyruar të qëndrojnë në izolim, duke ndikuar në humbje të mëdha ekonomike.

Disa prej hulumtuesve më optimistë në botë kanë sugjeruar se zhvillimi i vaksinës për koronavirusin e ri, do të mund të zgjasë deri në fund të këtij viti – kohë shumë e shkurtër në krahasim me vite apo dekada që zakonisht merr zhvillimi një të tille.

Udhëheqësi i fondit sovran të pasurisë, që është duke financuar kërkimet për vaksinën, Kiril Dmitriyev, i ka konsideruar punimet për vaksinën si “moment të Sputnikut”, referencë ndaj lansimit të suksesshëm të satelitit të parë botëror nga ana e ish-Bashkimit Sovjetik më 1957.

“Amerikanët janë befasuar kur kanë dëgjuar zhurmën e Sputnikut”, i ka thënë Dmitriyec CNN-it.

“Njëjtë edhe me vaksinën. Rusia do të jetë e para edhe aty”.

Në një seancë dëgjimore para Kongresit amerikan më 31 korrik, Anthony Fauci, zyrtari kryesor i Shteteve të Bashkuara për sëmundje infektuese, ka shprehur shqetësim rreth raportimeve për vaksina ndaj COVID-19, në Rusi dhe Kinë.

“Shpresoj se kinezët dhe rusët janë duke testuar vërtet vaksinën para se ta shpërndajnë atë”, ka deklaruar mes tjerash Fauci.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG