Rrethimi i Gazës: Ushtarët izraelitë në ndjekje të militantëve të Hamasit
Izraeli thotë se forcat e tij e kanë rrethuar Qytetin e Gazës, shtëpi e një të tretës së popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Rripit të Gazës, dhe pritet ta sulmojnë atë së shpejti, në kuadër të fushatës së tyre për t'i shfarosur militantët e grupit palestinez Hamas, të cilët ia mësynë qytezave izraelite, ku vranë qindra civilë, mbi një muaj më parë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

9
Një tjetër ushtar izraelit brenda një objekti të dëmtuar.

10
Që kur nisi lufta, pas sulmit të Hamasit në Izrael që la të vrarë 1.400 persona, ushtria izraelite ka sulmuar nga ajri lagjet e banuara në Rripin e Gazës, duke thënë se sulmet kanë në shënjestër sistemin e tuneleve të Hamasit apo komandantët e këtij grupi.

11
I zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin, Izraeli është hakmarrë me bombardime të vazhdueshme dhe ofensivë tokësore, e cila sipas autoriteteve palestineze i ka vrarë mbi 10.500 njerëz, shumica prej tyre fëmijë.

12
Një ushtar izraelit duke shikuar ndërtesat e dëmtuara nga sulmet ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës, 8 nëntor 2023.