Rrethimi i Gazës: Ushtarët izraelitë në ndjekje të militantëve të Hamasit
Izraeli thotë se forcat e tij e kanë rrethuar Qytetin e Gazës, shtëpi e një të tretës së popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Rripit të Gazës, dhe pritet ta sulmojnë atë së shpejti, në kuadër të fushatës së tyre për t'i shfarosur militantët e grupit palestinez Hamas, të cilët ia mësynë qytezave izraelite, ku vranë qindra civilë, mbi një muaj më parë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

13
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka kundërshtuar vazhdimisht mundësinë e armëpushimit, derisa të lirohen mbi 200 pengje të marra prej Hamasit.

14
Ushtarët izraelitë janë përballur nëpër lagjet e Gazës me militantët e grupit palestinez Hamas.

15
Një ushtar izraelit i fotografuar brenda një objekti të shkatërruar në Rripin e Gazës më 8 nëntor. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha të mërkurën se forcat e tij janë duke “ashpërsuar rrethimin” në qytetin e Gazës.