Ndërlidhjet

Të paktën 30 të vdekur nga uragani Helene në SHBA


Dëmet në Floridë pasi ky shtet amerikan u godit nga uragani Helene. 27 shtator 2024.
Dëmet në Floridë pasi ky shtet amerikan u godit nga uragani Helene. 27 shtator 2024.

Uragani Helene ka shkaktuar dëme të mëdha në mbarë Floridën dhe juglindjen e Shteteve të Bashkuara, duke lënë të vdekur të paktën 30 persona në katër shtete amerikane, teksa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet për shpëtimin e njerëzve nga vërshimet.

Guvernatori i Xhorxhias, Brian Kemp, tha se dhjetëra persona janë të bllokuar në ndërtesat e shkatërruara nga uragani i kategorisë 4.

Stuhia arriti erëra maksimale prej 225 kilometrash në orë, kur goditi rajonin e Floridës të enjten në mbrëmje. Por, stuhia shkaktoi dëme edhe më në veri, teksa edhe Karolina e Veriut po përballet me vërshime. Disa spitale në jug të Xhorxhias mbetën pa energji elektrike, ndërkaq një spital në Tenesi u mbyll.

Shkatërrimet nga uragani Helene vijnë pasi ndryshimet klimatike po mundësojnë që stuhi të tilla të kenë fuqi më të madhe, dhe kur ato kalojnë përmes ujërave të nxehta po shndërrohen në uragane të fuqishme e tajfun, shpesh brenda disa orësh.

Në Floridë janë regjistruar pesë viktima. Viktima janë raportuar edhe në Xhorxhia dhe në dy Kalorinat.

Një person në Atlanta duke lëvizur me barkë në lagjen e tij të vërshuar, pasi ky shtet amerikan u godit nga uragani Helene. 27 shtator 2024.
Një person në Atlanta duke lëvizur me barkë në lagjen e tij të vërshuar, pasi ky shtet amerikan u godit nga uragani Helene. 27 shtator 2024.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis tha se dëmi i shkaktuar nga uragani Helene, duket se është më i madh sesa dëmi i shkaktuar nga uragani Idalia dhe Debby marrë së bashku. Këto dy uragane kishin goditur SHBA-në në gusht.

Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave ka dislokuar edhe 1.500 punëtorë shtesë në mëngjes dhe më vonë gjatë ditës ka dërguar në zonat e prekura edhe 400 shpëtimtarë.

Për shkak të stuhisë, mbi 4 milionë shtëpi dhe biznese mbetën pa rrymë mëngjesin e së premtes në Floridë, Xhorxhia dhe Karolinë të Jugut.

Edhe Atlanta është prekur nga vërshimet, si pasojë e uraganit.

Parashikuesit e motit kanë thënë se pritet që stuhia të dobësohet teksa do të lëvizë përmes Tenesisë dhe Kentakit.

Paraprakisht, uragani Helene kishte goditur Meksikën, duke shkaktuar vërshime dhe dëme të tjera. Ndërkaq, në perëndim të Kubës, Helene shkaktoi dëme në sistemin e energjisë, duke lënë mbi 200.000 shtëpi dhe biznese pa energji elektrike.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG