Rënia dhe ngritja e urës ikonike të Mostarit
Më 9 nëntor 1993, "Stari Most", ura ikonike e Bosnjë e Hercegovinës, u shemb pasi u vu në shënjestër gjatë rrethimit të Mostarit. Tridhjetë vjet më vonë, ura e restauruar qëndron si një nga shembujt më të mirë në botë të rindërtimit të pasluftës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

9
Kjo urë këmbësore u shkatërrua nga përmbytjet në dhjetor të vitit 1999.
Thirrjet për rindërtimin e urës ikonike prej guri duke përdorur të njëjtat materiale si origjinali, u drejtuan nga arkitekti i Mostarit Amir Pashiq. Në vitin 1993, Pashiq, i cili në atë kohë jetonte jashtë vendit, filloi të shpërndante "ftesa" për rihapjen e urës më 2004 -- 11 vjet në të ardhmen. Ai më vonë kujtoi se njerëzit "po qeshnin" me qëllimin e largët dhe ambicioz pasi lufta në Bosnje ishte ende në vazhdim.

10
Gurët janë vendosur në harkun e urës së mëparshme në gusht të vitit 2003.
Në vitin 1998, projekti për restaurimin e urës dhe mjedisit rreth saj filloi zyrtarisht me financim nga Kroacia, Franca, Italia, Holanda dhe Turqia.

11
Inxhinierët duke vendosur një gur themeltar gjatë rindërtimit të urës së Mostarit në gusht të vitit 2003.
UNESCO siguroi mbikëqyrjen teknike të projektit të rindërtimit, dhe u përdorën gurë nga e njëjta gurore lokale që ndërtuesit osmanë zgjodhën më shumë se 400 vjet më parë. Guri gëlqeror është i bardhë kur pritet rishtas, por zbehet në gri me kalimin e kohës.

12
Ura e saporindërtuar në korrik të vitit 2004.
Në korrik të vitit 2004 -- viti që Amir Pashiq e kishte planifikuar 11 vjet më parë -- ura u rihap zyrtarisht. Projekti i rindërtimit kushtoi rreth 15.5 milionë dollarë.