Rënia dhe ngritja e urës ikonike të Mostarit
Më 9 nëntor 1993, "Stari Most", ura ikonike e Bosnjë e Hercegovinës, u shemb pasi u vu në shënjestër gjatë rrethimit të Mostarit. Tridhjetë vjet më vonë, ura e restauruar qëndron si një nga shembujt më të mirë në botë të rindërtimit të pasluftës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Ky imazh i marrë në gusht të vitit 1993 është një nga fotot e fundit të bëra nga Ura origjinale e Mostarit, e njohur në vend si "Stari Most". Pavarësisht se ishte e mbështjellë me goma dhe e mbuluar me dërrasa druri, ura ra në lumin Neretva pas një breshëri sulmesh nga forcat etnike kroate në nëntor të vitit 1993.

2
Mostari i fotografuar në fund të viteve 1800. Ura ikonë e qytetit është pjesërisht e dukshme në të majtë të imazhit.
Ura e Mostarit u përfundua më 1566 me urdhër të sulltanit osman, Sulejmani I, arkitekti i të cilit përdori blloqe guri gëlqeror të prerë nga një gurore lokale.

3
"Stari Most" në vitin 1910
Ura nuk ishte më e madhja e llojit të saj në kohën e ndërtimit, por dizajni i saj i hollë dhe harku i gjatë u bënë një ikonë e arkitekturës osmane. Një udhëtar i shekullit XVII shkroi: "Nuk kam parë kurrë një urë kaq të lartë. Ajo hidhet nga shkëmbi në shkëmb aq lart sa qielli".

4
Një ushtar serb është fotografuar pranë Urës së Mostarit në qershor të vitit 1992.
Ura i mbijetoi fazës së parë të Luftës së Bosnjës 1992-1995, ndërsa serbët e Bosnjës luftuan kundër boshnjakëve dhe kroatëve për kontrollin e Mostarit. Por, kur boshnjakët dhe kroatët u kthyen kundër njëri-tjetrit, ura u bë një objektiv strategjik dhe simbolik për kroatët që e shihnin urën si një simbol të pushtimit.