Në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se Qeveria mund të emërojë komisionarë, nëse zgjedhjet lokale nuk japin rezultat. Kjo mund të ndodhë sidomos në komunat e vogla, ku ka pak votues ose shumë njerëz janë larguar jashtë vendit, thonë analistët.
Komision i posaçëm i Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut do të “gërmojë” për ndërhyrjet kardiake në klinikat private dhe shtetërore, pasi kardiokirurgu Sashko Kedev, akuzoi se këto operacione kryhen vetëm për përfitime financiare.
Edhe pse inteligjenca artificiale është prioritet global, në Maqedoni të Veriut ende mungon kuadri ligjor, strategjia kombëtare dhe koordinimi institucional për zbatimin e saj.
Thirrjet me përmbajtje etnike në tribunat sportive po përdoren si mjete politike para zgjedhjeve, thonë analistët, duke ngritur shqetësime për ndikimin në shoqëri dhe nxitjen e urrejtjes ndëretnike.
Me urdhër të Prokurorisë Publike të Maqedonisë së Veriut, Policia Financiare po mbledh dokumentacion shtesë për një sërë çështjesh penale të hapura ndaj Lotarisë Shtetërore maqedonase.
Ligji i ri për lojërat e fatit në Maqedoninë e Veriut sjell ndryshime të mëdha në mënyrën se si shteti synon ta rregullojë industrinë e kazinove dhe bastoreve. Për Shoqatën e Organizatorëve të Lojërave të Fatit, këto janë masa radikale që do të çojnë në mbylljen e plotë të këtij biznesi.
Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s, në mbledhjen e 47-të në Paris, miratoi një amendament të propozuar nga përfaqësuesit maqedonas, me të cilin kërkohet shtyrja e futjes së rajonit të Ohrit në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
Dhjetëra njoftime për qindra vende të reja pune - nga niveli lokal deri te ai qendror i pushtetit - u publikuan gjatë qershorit në Maqedoninë e Veriut.
Gjykatësi i Gjykatës Penale të Shkupit, Ivica Stefanovski, shpalli sot dënimin me burgim të përjetshëm për katër të pandehurit për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe të pensionistit Pançe Zhezhovski. Babai i vajzës, u shpall i pafajshëm.
Austria është e gatshme të bisedojë për gjetjen e një zgjidhjeje kreative me Bullgarinë dhe vlerëson se zbatimi i politikës së zgjerimit është aktualisht më i rëndësishmi për Bashkimin Evropian – thotë presidentja e Maqedonisë së Veriut
Marrëveshja në vlerë rreth 6 miliardë euro pritet të nënshkruhet të enjten në Londër nga një delegacion i Qeverisë maqedonase, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolovski.
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, tha të premten se Qeveria e ka një shumicë të qëndrueshme, por shtoi se po zhvillohen bisedime me deputetë nga koalicioni opozitar, Fronti Evropian, për t'u bërë pjesë e Qeverisë.
Shfaq më shumë