Lumenj e liqene të tharë shihen në pjesë të ndryshme të Kosovës. Si pasojë e rënies së nivelit të ujit, mbi sipërfaqe kanë dalë edhe objekte që dikur ishin të mbuluara. Madje, në Liqenin e Fierzës, që gjendet në kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë, hapësira që dikur ishte e mbuluar me ujë, tani po përdoret për të kullotur bagëtitë. I gjithë kontinenti evropian, por edhe pjesë të tjera të botës po përballen me thatësirë të rëndë si pasojë e mungesës së reshjeve të shiut, por edhe valëve të të nxehtit. Komisioni Evropian tha më herët gjatë gushtit, se kontinenti evropian po përballet me thatësirën më të rëndë në 500 vjetët fundit.
Thatësira në Kosovë: Liqene të shndërruara në kullota

9
Ky është guri i kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë, që dikur ishte nën ujin e Liqenit të Fierzës, por tani thatësira e madhe e ka nxjerr atë mbi sipërfaqen e tokës.

10
Thatësira në Liqenin e Badocit ka bërë që qytetarët të krijojnë rrugë të reja mbi shtratin e liqenit.

11
Peshkatari Zabit Zhjeqi, tha se niveli i ujit në Liqenin e Batllavës ka rënë për pesë metra.

12
Pavarësisht rënies së nivelit të ujit, në Batllavë peshkatarët po vazhdojnë peshkimin.