Lumenj e liqene të tharë shihen në pjesë të ndryshme të Kosovës. Si pasojë e rënies së nivelit të ujit, mbi sipërfaqe kanë dalë edhe objekte që dikur ishin të mbuluara. Madje, në Liqenin e Fierzës, që gjendet në kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë, hapësira që dikur ishte e mbuluar me ujë, tani po përdoret për të kullotur bagëtitë. I gjithë kontinenti evropian, por edhe pjesë të tjera të botës po përballen me thatësirë të rëndë si pasojë e mungesës së reshjeve të shiut, por edhe valëve të të nxehtit. Komisioni Evropian tha më herët gjatë gushtit, se kontinenti evropian po përballet me thatësirën më të rëndë në 500 vjetët fundit.
Thatësira në Kosovë: Liqene të shndërruara në kullota
![Në Lumin e Shtrembër të Kamenicës, që kalon përmes qytetit, ka rënë niveli i ujit. ](https://gdb.rferl.org/01320000-0aff-0242-baa5-08da88cc1108_w1024_q10_s.jpg)
13
Në Lumin e Shtrembër të Kamenicës, që kalon përmes qytetit, ka rënë niveli i ujit.
![Ky është objekti i Doganës së vjetër, që dikur ishte nën ujin e Liqenit të Fierzës. ](https://gdb.rferl.org/08790000-0a00-0242-cc32-08da88cc02f3_w1024_q10_s.jpg)
14
Ky është objekti i Doganës së vjetër, që dikur ishte nën ujin e Liqenit të Fierzës.
![Disa varka shihen në rrjedhën e Lumit Llap, ku vërehet rënie e nivelit të ujit. ](https://gdb.rferl.org/01320000-0aff-0242-1a7a-08da88cbf900_w1024_q10_s.jpg)
15
Disa varka shihen në rrjedhën e Lumit Llap, ku vërehet rënie e nivelit të ujit.
![Thatësira në Liqenin e Fierzës, liqe artificial i krijuar për të furnizuar Shqipërinë me ujë të pijes. ](https://gdb.rferl.org/013e0000-0aff-0242-8a0e-08da88cbde1c_w1024_q10_s.jpg)
16
Thatësira në Liqenin e Fierzës, liqe artificial i krijuar për të furnizuar Shqipërinë me ujë të pijes.