Kosova, sikurse edhe vendet e tjera të rajonit, ditëve të fundit po përballet me temperatura të larta. Institucionet shëndetësore u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin daljet në kohët më të nxehta të ditës. Disa qytetarë kanë zgjedhur që në këto ditë të freskohen qoftë në pishina apo edhe në lumenj të ndryshëm, por disa të tjerë kanë vazhduar punën fizike nën temperaturat përvëluese. (Përgatiti: Mimoza Sadiku)
Kosova nën rrezet përvëluese të diellit
- Ibrahim Berisha
- Reuters
- AFP

13
Përveç freskisë nga uji i Erenikut, këto gra dhe fëmijë janë freskuar edhe me shalqi.

14
Pavarësisht se është rekomanduar që të shmangen punët e rënda gjatë temperaturave të larta, ky punëtor i ndërtimtarisë ka vazhduar punën në Rahovec.

15
Teksa temperaturat e larta kanë përfshirë Kosovën dhe shumë vende të tjera në rajon, qytetarët bëjnë mirë të gjejnë burime uji, sikurse lumi Erenik, që t'i kalojnë më lehtë ditët e nxehta të fundqershorit.