Parakalimi i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në nder të 14-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Prishtinë, 17 shkurt, 2022.
Foto:Armend NIMANI (AFP)
Ikja e të rinjve drejt shteteve evropiane për një jetë më të mirë; themelimi i Asociacionit sipas njohësve është shndërruar në kompromisin që Kosova duhet ta bëjë në kuadër të dialogut me Serbinë; çështja e pronës së Manastirit të Deçanit mbetet pezull pavarësisht një vendimi të Gjykatës Kushtetuese; Afërdita Mikullovci është e vetmja grua në Kosovë që udhëheq një drejtori rajonale të policisë; rritja e çmimeve të produkteve në Kosovë; frika nga pushtimi rus i Ukrainës.
Këto janë disa prej temave që Radio Evropa e Lirë ka trajtuar në javën që po e lëmë pas, e të cilat, të përmbledhura, po ua risjellim përmes këtij artikulli.
Erijon Shala nga Istogu po synon që të largohet drejt Gjermanisë. Ky 19-vjeçar tha për Radion Evropa e Lirë se me profesionin e tij si automekanik mund të paguhet gati dhjetëfish më shumë në Gjermani.
“Për më shumë se tetë orë punë jam paguar 15 euro, atje [në Gjermani] do të paguhem 17 euro për orë”, tha Erijoni.
Erijon Shala po pret përgjigjen e Ambasadës gjermane në Prishtinë lidhur me vizën e punës.
Ai po pret përgjigje nga Ambasada gjermane në Prishtinë, institucion në të cilin ka aplikuar për vizë pune.
Për banorët që jetojnë rrëzë Bjeshkëve të Sharrit, në Komunën e Prizrenit, ngjarjet e luftës gjatë viteve ‘90, nuk janë bërë pengesë që marrëdhëniet ndërmjet tre popujve të mbeten tradicionalisht të mira, me shumë respekt dhe vlerësim të ndërsjellë, në harmoni me thënien popullore “respekto tjetrin siç e respekton veten”.
Momçillo Iliq nga fshati Mushnikovë.
“Këtu ekziston traditë e gjatë e vëllazërisë mes serbëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve dhe mendoj se kjo vëllazëri i ka zgjidhur problemet e mëdha të mundshme mes nesh. Mendoj se kjo është për t’u admiruar, sepse shumë herë ka rezultuar me atë që marrëdhëniet vëllazërore janë më të mira se marrëdhëniet me vëllezërit dhe motrat”, tha për Radion Evropa e Lirë Momçillo Illiq, profesor i pensionuar i matematikës.
Ai jeton në fshatin Mushnikovë, që ka numrin më të madh të serbëve, që jetojnë në këtë rajon. Edhe banorët e tjerë thanë se nuk kanë probleme me fqinjët e tyre, të përkatësive të ndryshme etnike.
Pamje nga Mitrovica e Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe.
Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kompromisi që duhet të bëjë Kosova për të lëvizur përpara dialogu me Serbinë.
Ata thonë se kështu e kanë kuptuar deklaratën e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka thënë se Qeveria e Kosovës, për të arritur deri te njohja reciproke me Serbinë, “duhet të bëjë kompromise”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, disa herë ka deklaruar se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik. Ndërkaq, Serbia këmbëngulë në formimin e tij.
Çështja e pronës së Manastirit të Deçanit ka gati gjashtë vjet që është “zgjidhur juridikisht”, por problematika mbetet e papërfunduar.
Kjo çështje, për vite me radhë endet midis pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv të Kosovës.
Më 4 shkurt, kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, përsëriti qëndrimin e tij se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për t’i detyruar autoritetet lokale të Deçanit që t’ia kthejnë Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë dhe pyje, është i bazuar në “politikën diskriminuese” të Qeverisë së Serbisë, të vitit 1997.
Autoritetet lokale në Deçan thonë se Gjykata Kushtetuese ka legalizuar vendimin e udhëheqësit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, i cili kishte marrë vendimin për t’ia dhuruar atë pronë Manastirit.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022.
Vazhdon rritja e çmimeve në Kosovë
1/17Çmimi i specave pa djegës për kilogram në një dyqan ushqimor në Prishtinë është 3.49 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në muajin shkurt të vitit 2021, çmimi mesatar i këtij produkti ka qenë 2.14 euro.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
2/17Në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, një kilogram domate po shitet për 1.50 euro, teksa në një dyqan çmimi ishte 1.99 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, një kilogram domate në shkurt të vitit 2021 mesatarisht shitej për 1 euro.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
3/17Në një tezgë janë ekspozuar mandarina dhe çmimi i tyre është 80 centë për kilogram.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
4/17Në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, ky lloj i mollave po shitet për 50 centë kilogrami. Sipas çmimeve mesatare të shkurtit të vitit 2021, çmimi i këtij produkti ishte më i shtrenjtë, përkatësisht 68 centë.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
5/17Në Tregun e Gjelbër, çmimi për një kilogram portokaj është 60 centë.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
6/17Përveç çmimeve fikse për molla, ka edhe oferta të tilla, sikurse kjo në Tregun e Gjelbër, ku 3 kilogramë të këtij lloji të mollës mund të blihen për 2 euro.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
7/17Një lakër në këtë tezgë të Tregut të Gjelbër kushton 50 centë.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
8/17Një kilogram patate në këtë tezgë të Tregut të Gjelbër po shitet për 50 centë. Vitin e kaluar, referuar çmimeve mesatare për muajin shkurt, ky produkt shitej për 51 centë.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
9/17Lirim i çmimeve vërehet te limonët. Në një tezgë në Tregun e Gjelbër ky produkt po shitet për 80 centë për një kilogram. Vitin e kaluar, çmimi mesatar i këtij produkti ishte 1.12 euro.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
10/17Një kilogram spec djegës në një dyqan ushqimor të Prishtinës po shitet për 2.79 euro.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
11/17Në këtë tezgë në Tregun e Gjelbër, kilogrami i qepës së kuqe po shitet për 80 centë.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
12/17Në këtë tezgë të Tregut të Gjelbër, çmimi i një kilogrami spinaq është 1 euro.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
13/17Një kilogram qepë në Tregun e Gjelbër po shitet për 50 centë.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
14/17Çmimi i një kilogrami fasule në Tregun e Gjelbër është 2.50 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi mesatar i këtij produkti në shkurtin e vitit të kaluar ishte 2.55 euro.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
15/17Çmimi i një kilogrami banane në një dyqan në Prishtinë është 1.19 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi mesatar i këtij produkti në shkurtin e vitit të kaluar ishte 1.13 euro.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
16/17Një pako prej 900 gramësh sheqer në një dyqan në Prishtinë po shitet për 89 centë. Vitin e kaluar, referuar çmimeve mesatare për muajin shkurt, një kilogram i këtij produkti shitej për 70 centë.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
17/17Çmimi i pesë kilogramëve miell në një dyqan në Prishtinë është 3.85 euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi mesatar i këtij produkti në shkurtin e vitit të kaluar ishte 51 centë për kilogram.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka vlerësuar se viti 2021 ka qenë viti me rritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë. Por, rritjet vazhdojnë të vërehen edhe në fillim të vitit 2022. Radio Evropa e Lirë, më 14 shkurt, ka vizituar Tregun e Gjelbër në Prishtinë dhe disa dyqane ushqimore, ku vërehen rritje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, si dhe të produkteve të tjera bazike, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Previous slide
Next slide
Përmes kësaj fotogalerie, Radio Evropa e Lirë ka pasqyruar rritjen e çmimeve të produkteve bazike dhe krahasimin e tyre me një vit më parë.
Për shkak të mungesës së një “diplomacie ekonomike”, që do t’i përfaqësonte dhe promovonte prodhimet e Kosovës në tregjet ndërkombëtare, sipas prodhuesve dhe ekspertëve të ekonomisë, Kosova është bërë skajshmërisht e varur nga importet.
Mbi 4.6 miliardë euro ka qenë vlera e produkteve të importuara në Kosovë në vitin 2021, ndërsa shumë më pak, 712 milionë euro, ka qenë vlera e eksporteve.
Produkte të prodhuara në Kosovë të espozuara në një dyqan.
Të dhënat e Doganave të Kosovës tregojnë se trendi ka qenë i ngjashëm edhe në vitin 2020: 3.2 miliardë euro importe; 439 milionë euro eksporte.
Bashkim Osmani, nga Klubi i Prodhueseve të Kosovës, tha se kapacitetet prodhuese për eksport ekzistojnë, por jo edhe angazhimi i shtetit, sipas tij, për t’iu dhënë shtysë atyre në tregun ndërkombëtar.
Në rubrikën Të flasim, kësaj radhe kemi folur për depresionin.
Një në shtatë persona të moshës 10-19 vjeç përballet me një çrregullim mendor, duke përfshirë këtu depresionin, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Pavarësisht se Shqipëria u ka bërë thirrje shtetasve të saj që të largohen nga Ukraina, shqiptarët atje ende nuk kanë shprehur interesim që të largohen nga ky vend, me gjithë frikën për një pushim të mundshëm nga Rusia.
Devis Xama tash e tre vjet jeton në Ukrainë. Ky 34-vjeçar tha se tash për tash, nuk ndihet i rrezikuar.
“Normalisht që nëse ata [rusët] do të vijnë, do të largohemi”, tha Xama.
Ngjashëm u shpreh edhe Marigle Kadiasi, 30 vjeç. Ai ka jetuar në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, qysh më 2019, por së fundmi është larguar për në Lviv, në perëndim të Ukrainës.
"Me dëshirën time dhe të bashkëshortes sime nuk do të largoheshim”, tha ai, por shtoi se kjo mund të ndryshojë nëse situata përkeqësohet.
Në emisioninExpose sjellim më shumë detaje për krizën në Ukrainë, pasi për më shumë se tre muaj, bota mban sytë në trupat e grumbulluara ruse në kufi me Ukrainën.
Një tank rus gjatë stërvitjeve në rajonin rus të Leningradit. 14 shkurt, 2022.
Moska thotë se ka nisur tërheqjen nga zona. Perëndimi thotë: përkundrazi, ajo ka shtuar praninë. Sipas NATO-s, kjo është kriza më serioze e sigurisë në Evropë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.