Organizata Care for Kosovo Kids dhe Klubi Alpin Prishtina kanë organizuar lëshime me litarë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë për t’u shpërndarë dhurata fëmijëve në këtë spital. Disa alpinistë janë veshur si superheronjë dhe janë takuar me fëmijët. Fushata ka për qëllim mbledhjen e fondeve për shërimin e fëmijëve të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme.
Superheronjtë vizitojnë fëmijët në spital
![Dy alpinistë të veshur si Batman duke u lëshuar me litarë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë. ](https://gdb.rferl.org/65e00000-0aff-0242-2d85-08d9a9d2c129_w1024_q10_s.jpg)
9
Dy alpinistë të veshur si Batman duke u lëshuar me litarë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.
![Një grua e veshur me kostumin e Superwoman (Supergrua) përshëndet një fëmijë në spital. ](https://gdb.rferl.org/05f60000-0a00-0242-f3e3-08d9a9d2c1ff_w1024_q10_s.jpg)
10
Një grua e veshur me kostumin e Superwoman (Supergrua) përshëndet një fëmijë në spital.
![Një grua e veshur si Batman duke folur më një fëmijë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë. ](https://gdb.rferl.org/65e00000-0aff-0242-e557-08d9a9d2c53a_w1024_q10_s.jpg)
11
Një grua e veshur si Batman duke folur më një fëmijë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.
![Dy alpinistë të veshur si mjekë lëshohen me litarë dhe argëtojnë fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë. ](https://gdb.rferl.org/05f60000-0a00-0242-a6ad-08d9a9d2bab6_w1024_q10_s.jpg)
12
Dy alpinistë të veshur si mjekë lëshohen me litarë dhe argëtojnë fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.