Ndërlidhjet

Sulmi rus ndaj një ndërtese banimi në Harkiv vret të paktën 10 persona, thotë Ukraina

Ekipet e shpëtimit punojnë në vendin e një ndërtese banimi në Harkiv që u godit nga një raketë ruse në mbrëmjen e 7 marsit.

Të paktën 10 persona u vranë kur Rusia goditi një ndërtesë banimi pesëkatëshe në qytetin verilindor ukrainas të Harkivit me një raketë balistike, thanë zyrtarët lokalë më 8 mars, duke nxitur një thirrje të zemëruar nga presidenti Volodymyr Zelensky që partnerët perëndimorë të veprojnë.

“Që nga rënia e natës, [ekipet e shpëtimit] po çmontojnë rrënojat e një ndërtese banimi në Harkiv pas një sulmi me raketë balistike ruse”, tha Zelensky në Telegram.

“Hyrja u shkatërrua, katet e sipërme të një ndërtese fqinje u dëmtuan… Mund të ketë ende njerëz nën rrënoja. Të gjitha shërbimet e nevojshme janë në vend për operacionet e shpëtimit”.

Zyrtarët thanë se dy fëmijë ishin në mesin e të vrarëve nga sulmi.

AFP-ja tha se gazetarët e saj panë ekipet e shpëtimit duke kërkuar mes rrënojave, ku besohej se disa njerëz kishin mbetur të bllokuar.

“Ngrohim trupin dhe shpirtin”: Tendat në Kiev që mbrojnë ukrainasit nga acari

Në disa zona në Kiev, ku objektet e banimit kanë mbetur pa ngrohje dhe ka probleme me furnizim me rrymë, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i ka ngritur disa tenda, si pika për ngrohje. Ka punëtorë të angazhuar që punojnë aty vazhdimisht. Secila tendë ka kapacitet për t’i pranuar deri në 500 persona.
1/14 Në disa zona në Kiev, ku objektet e banimit kanë mbetur pa ngrohje dhe ka probleme me furnizim me rrymë, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave i ka ngritur disa tenda, si pika për ngrohje. Ka punëtorë të angazhuar që punojnë aty vazhdimisht. Secila tendë ka kapacitet për t’i pranuar deri në 500 persona.
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
 Njerëzit shkojnë nëpër tenda për t’u ngrohur, për të pirë çaj të nxehtë dhe për t’i mbushur bateritë e telefonave. Secila tendë ka hapësirë për pushim. Ka edhe specialistë që ofrojnë ndihmë psikologjike. Të gjitha shërbimet janë falas.
2/14 Njerëzit shkojnë nëpër tenda për t’u ngrohur, për të pirë çaj të nxehtë dhe për t’i mbushur bateritë e telefonave. Secila tendë ka hapësirë për pushim. Ka edhe specialistë që ofrojnë ndihmë psikologjike. Të gjitha shërbimet janë falas.
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Nëpër tenda mund të shihen ukrainas të të gjitha moshave.
3/14 Nëpër tenda mund të shihen ukrainas të të gjitha moshave.
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Organizatat vullnetare kontribuojnë me ushqime të ngrohta.
4/14 Organizatat vullnetare kontribuojnë me ushqime të ngrohta.
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Autoritetet e qytetit të Kievit i kanë krijuar disa harta për t’i informuar banorët se ku gjenden tendat dhe çfarë shërbimesh ofrohen aty.
5/14 Autoritetet e qytetit të Kievit i kanë krijuar disa harta për t’i informuar banorët se ku gjenden tendat dhe çfarë shërbimesh ofrohen aty.
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Edhe kafshët shtëpiake janë të mirëpritura. Në gjithë Kievin janë 1.200 pika të tilla.
6/14 Edhe kafshët shtëpiake janë të mirëpritura. Në gjithë Kievin janë 1.200 pika të tilla.
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Në rast të mungesës së internetit, harta mund të shkarkohet më herët në aplikacionin e qytetit “Kievi Digjital”.
7/14 Në rast të mungesës së internetit, harta mund të shkarkohet më herët në aplikacionin e qytetit “Kievi Digjital”.
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Hapësirat brenda duken kështu…
8/14 Hapësirat brenda duken kështu…
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Fëmijët gjejnë gjithmonë arsye dhe vend për të luajtur.
9/14 Fëmijët gjejnë gjithmonë arsye dhe vend për të luajtur.
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Këto pika janë funksionale 24 orë brenda ditës, mirëpo mbyllen vetëm në rast të alarmit për sulme.
10/14 Këto pika janë funksionale 24 orë brenda ditës, mirëpo mbyllen vetëm në rast të alarmit për sulme.
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Autoritetet thonë se mijëra njerëz kanë mbetur pa rrymë e ngrohje, si pasojë e sulmeve.
11/14 Autoritetet thonë se mijëra njerëz kanë mbetur pa rrymë e ngrohje, si pasojë e sulmeve.
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Prandaj është ofruar mundësia që banorët ta bëjnë edhe gjumin në tenda.
12/14 Prandaj është ofruar mundësia që banorët ta bëjnë edhe gjumin në tenda.
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Ndërkohë, autoritetet kanë kërkuar ndihmë nga qytete tjera të Ukrainës për t’i rregulluar sa më shpejt linjat e dëmtuara të energjisë.
13/14 Ndërkohë, autoritetet kanë kërkuar ndihmë nga qytete tjera të Ukrainës për t’i rregulluar sa më shpejt linjat e dëmtuara të energjisë.
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Sipas tyre, mbi 130.000 njerëz i kanë vizituar tendat deri më tani.
14/14 Sipas tyre, mbi 130.000 njerëz i kanë vizituar tendat deri më tani.
Pas sulmeve masive ruse në infrastrukturën e energjisë në Ukrainë, mijëra objekte banimi në Kiev kanë mbetur pa ngrohje dhe rrymë. Për këtë arsye, gjithandej Kievit janë ngritur disa tenda, në të cilat mund të ngrohen banorët e qytetit, me ndihmën e gjeneratorëve. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Previous slide
Next slide

Guvernatori i rajonit të Harkivit, Oleh Synyehubov, tha se 15 persona u plagosën gjithashtu dhe 19 ndërtesa banimi u dëmtuan nga sulmet ruse gjatë natës.

“Duhet të ketë përgjigje nga partnerët ndaj këtyre sulmeve të egra kundër jetës. Rusia nuk i ka braktisur përpjekjet e saj për të shkatërruar infrastrukturën banesore dhe atë kritike të Ukrainës, prandaj mbështetja duhet të vazhdojë”, tha Zelensky, duke u bërë thirrje partnerëve perëndimorë të shtojnë furnizimet me armë të mbrojtjes ajrore.

Rusia mohon se i shënjestron zonat civile, pavarësisht provave të shumta për sulme të tilla. Ministria e Mbrojtjes në Moskë tha se forcat e saj kryen sulme masive gjatë natës ndaj komplekseve ushtarako-industriale të Ukrainës, aeroporteve ushtarake dhe objekteve energjetike, raportoi Interfax.

Zyrtarët ukrainas thanë se Rusia sulmoi gjithashtu katër stacione hekurudhore dhe infrastrukturë tjetër hekurudhore në Ukrainën qendrore, si dhe objekte portuale në rajonin e Odesës në jug të vendit.

Moska, Kievi dhe Uashingtoni kanë qenë të përfshirë në negociata trepalëshe në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit të Rusisë me Ukrainën, i cili u shndërrua në luftë të plotë pas pushtimit rus të shkurtit 2022.

Megjithatë, këto bisedime duket se janë pezulluar që kur Shtetet e Bashkuara, së bashku me Izraelin, nisën një fushatë masive ajrore kundër Iranit, duke çuar në kundërpërgjigje iraniane ndaj shumë vendeve arabe të Gjirit.

Me raportim nga AFP dhe Reuters.
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG