Ndërlidhjet

Kush është i dyshuari për vrasjen e tetë personave në Nju Jork?


Sayfullo Saipov
Sayfullo Saipov

Sayfullo Saipov nga Uzbekistani, është autori i dyshuar i sulmit me kamion në Nju Jork, ku humbën jetën tetë persona dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.

Saipov i lindur në shkurt 1988, besohet se ka jetuar në Ohajo, Florida dhe Nju Xhersi, që nga marrja e kartonit të gjelbër që i mundësoi atij të jetonte dhe punonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arrestimi i sulmuesit të dyshuar në Nju Jork
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:33 0:00

Mirrakhmat Muminov aktivist fetar nga Uzbekistani që punon në SHBA, ka thënë për BBC-në se emigranti i dyshuar, është i martuar dhe ka tre fëmijë. Sipas tij, ai u bë person agresiv dhe u radikalizua përmes internetit pasi kishte shkuar në SHBA në vitin 2010.

"Ai nuk ishte i arsimuar mirë dhe nuk kishte dijeni për Kuranin përpara se të arrinte në SHBA, mirëpo ai kishte rënë në depresion pasi që nuk mund të gjente punë si shofer taksie,” ka thënë Muminov.

Ai po ashtu ka thënë se janë rreth 70,000 njerëz me origjinë nga Uzbekistani që kanë ardhur të jetojnë në SHBA, kryesisht në qytetin e Nju Jorkut, por edhe në Florida, në Orlando, në Çikago dhe në Ohajo.

Sulm në Nju Jork
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:00:53 0:00

Sipas mediave në SHBA, Sayfullo Saipov u ka mbijetuar plagëve të marra nga plumbat, dhe tani hetuesit do ta kenë mundësinë të zbulojnë motivin e këtij sulmi.

Përgatiti: Taulant Qenaj

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG