Zjarr në kompleksin e mbrojtur nga UNESCO-ja, Kyiv-Pechersk Lavra, manastirin më të rëndësishëm ortodoks të Ukrainës, pas sulmeve ruse më 15 qershor.
Rusia e ka goditur kompleksin e mbrojtur nga UNESCO-ja, Kyiv-Pechersk Lavra, manastirin më të rëndësishëm ortodoks të Ukrainës, gjatë një sulmi shumë të madh me raketa dhe dronë gjatë natës, duke i vrarë të paktën 11 njerëz në mbarë Ukrainën.
Sulmet ndodhën vetëm disa orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike me liderin rus, Vladimir Putin, dhe theksoi se dëshironte të ndihmonte për t’i dhënë fund luftës.
Si pasojë e sulmeve, një pjesë e kompleksit historik të manastirit u përfshirë nga zjarri, si dhe u plagosën të paktën 13 njerëz në vendngjarje. Autoritetet raportuan dëme të mëdha në gjithë Kievin si rrjedhojë e një prej sulmeve ajrore ruse më të mëdha që nga fillimi i luftës.
Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Rusia lëshoi gjatë natës një breshëri prej 70 raketash dhe 611 dronësh kundër Ukrainës, duke synuar kryesisht kryeqytetin Kiev. Edhe qytetet Dnipro dhe Harkiv u goditën.
"Kështu Rusia i tregon botës synimin e saj për ta vazhduar luftën", shkroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në X pas sulmeve ruse.
Përgjatë luftës dhe paqes: Manastiri i Shpellave i Kievit
1/12Banorët e Kievit u zgjuan me 15 qershor me lajmin se monumenti fetar më i famshëm i qytetit ishte përfshirë nga flakët, pasi Rusia kishte kryer një sulm masiv me dronë dhe raketa në mbarë Ukrainën.
Ky është dëmi i fundit që lufta i ka shkaktuar Katedrales së Peçersk Lavra të Kievit përgjatë historisë së trazuar gati njëshekullore të manastirit.
Një zjarr më 15 qershor, në mes të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, është dëmi më i fundit që lufta ka shkaktuar në manastirin e vjetër të Kiev-Peçersk Lavra, që është monumenti më i famshëm fetar i kryeqytetit ukrainas.
2/12Një skicë e vitit 1651 e Kiev-Peçersk Lavra. Lavra në shqip do të thotë manastir që përfshin qeli për murgjit, ndërkaq Pechersk do të thotë “i shpellave”.
Kompleksi i manastirit u themelua në shekullin e 11-të mbi një kodër nga e cila mund të shikohet lumi Dnjepër. Në mes të viteve 1096 dhe 1416, Lavra u plaçkit dhe u dogj në periudha të ndryshme nga sulmuesit kumanë, e më vonë nga pushtuesit mongolë dhe të Hordhisë së Artë.
Një zjarr më 15 qershor, në mes të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, është dëmi më i fundit që lufta ka shkaktuar në manastirin e vjetër të Kiev-Peçersk Lavra, që është monumenti më i famshëm fetar i kryeqytetit ukrainas.
3/12Një nga oborret brenda manastirit i fotografuar më 1902, kur Kievi ishte qytet i Perandorisë Ruse.
Kompleksi i manastirit përfshin katakombe ku ruhen mbetjet mortore të mumifikuara të shenjtorëve krishterë ortodoksë, përfshirë të Nestor Kronikanit, murgu që besohet se ishte autor i Kronikës Fillestare të Kievit rus.
Një zjarr më 15 qershor, në mes të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, është dëmi më i fundit që lufta ka shkaktuar në manastirin e vjetër të Kiev-Peçersk Lavra, që është monumenti më i famshëm fetar i kryeqytetit ukrainas.
4/12Një hyrje e kompleksit të manastirit e fotografuar më 1918.
Gjatë luftës ukrainase-sovjetike, militantët probolshevikë ekzekutuan mitropolitin e Kishës Ortodokse Ruse afër mureve të Lavras në fillim të vitit 1918 pasi sovjetikët morën nën kontroll Ukrainën, sendet me vlerë të manastirit u konfiskuan nga shteti dhe kompleksi u shndërrua në muze.
Një zjarr më 15 qershor, në mes të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, është dëmi më i fundit që lufta ka shkaktuar në manastirin e vjetër të Kiev-Peçersk Lavra, që është monumenti më i famshëm fetar i kryeqytetit ukrainas.
5/12Një ushtar gjerman pranë kullës së kambanës së Kiev-Peçersk Lavra në shtator të vitit 1941, gjatë pushtimit nazist të Kievit.
Disa javë pasi ishte shkrepur kjo fotografi, Katedralja e Fjetjes e Lavras u shkatërrua gjatë një shpërthimi që gjerësisht besohet se është shkaktuar nga minat që i lanë forcat e Ushtrisë së Kuqe gjatë tërheqjes së tyre.
Një zjarr më 15 qershor, në mes të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, është dëmi më i fundit që lufta ka shkaktuar në manastirin e vjetër të Kiev-Peçersk Lavra, që është monumenti më i famshëm fetar i kryeqytetit ukrainas.
6/12Rrënojat nga shpërthimi i nëntorit të vitit 1941 në Katedralen e Fjetjes. Kjo fotografi u shkrep më 1942, kur Kievi mbeti nën pushtimin nazist. Qyteti u rimor nga forcat e Ushtrisë së Kuqe në fund të vitit 1943.
Një zjarr më 15 qershor, në mes të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, është dëmi më i fundit që lufta ka shkaktuar në manastirin e vjetër të Kiev-Peçersk Lavra, që është monumenti më i famshëm fetar i kryeqytetit ukrainas.
7/12Fotografi e realizuar më 1977 e Kishës së Mensës së Manastirit, që i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore. Katedralja e shkatërruar e Fjetjes (që nuk shfaqet në këtë fotografi) mbeti e parindërtuar deri në periudhën e pas përfundimit të luftës sovjetike.
Një zjarr më 15 qershor, në mes të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, është dëmi më i fundit që lufta ka shkaktuar në manastirin e vjetër të Kiev-Peçersk Lavra, që është monumenti më i famshëm fetar i kryeqytetit ukrainas.
8/12Pasi Ukraina fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik më 1991, Katedralja e Fjetjes (që shfaqet në këtë fotografi të vitit 2013) u rindërtua dhe u përfundua në kohën e festimeve të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës në vitin 2000.
Një zjarr më 15 qershor, në mes të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, është dëmi më i fundit që lufta ka shkaktuar në manastirin e vjetër të Kiev-Peçersk Lavra, që është monumenti më i famshëm fetar i kryeqytetit ukrainas.
9/12Rrezet e diellit depërtojnë në brendësinë e Kishës së Kiev-Peçersk Lavra.
Manastiri ka operuar nën autoritetin e degës së lidhur me Moskën të Kishës Ortodokse Ukrainase. Kjo kish shkëputi lidhjet me Patrikanën Ortodokse Ruse në Moskë në maj të vitit 2022 dhe dënoi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës. Autoritetet në Kiev kanë akuzuar Kishën Ortodokse Ukrainase se mban lidhje me Rusinë.
Një zjarr më 15 qershor, në mes të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, është dëmi më i fundit që lufta ka shkaktuar në manastirin e vjetër të Kiev-Peçersk Lavra, që është monumenti më i famshëm fetar i kryeqytetit ukrainas.
10/12Ushtarët ukrainas duke kaluar pranë një murgu në Kiev-Peçersk Lavra në mars të vitit 2023.
Manastiri ishte bastisur nga policia pasi u publikua një video në nëntor të vitit 2022 që shfaqte besimtarë brenda kishës së kompleksit duke kënduar një këngë patriotike ruse që përfundonte me fjalët: “Zilet [e kambanave të kishës] dëgjohen, dëgjohen në mbarë Rusinë, Nëna Rusi po zgjohet”.
Një zjarr më 15 qershor, në mes të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, është dëmi më i fundit që lufta ka shkaktuar në manastirin e vjetër të Kiev-Peçersk Lavra, që është monumenti më i famshëm fetar i kryeqytetit ukrainas.
11/12Në mars të vitit 2023, Ministria e Kulturës e Ukrainës e ndërpreu kontratën që i mundësonte Kishës Ortodokse Ukrainase që të përdorte një pjesë të manastirit, por klerikët e kishës e sfiduan urdhrin për largim. Deri në qershor të vitit 2026, dhjetëra priftërinj dhe murgj të Kishës Ortodokse Ukrainase vazhdojnë të mbesin në Lavra.
Një zjarr më 15 qershor, në mes të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, është dëmi më i fundit që lufta ka shkaktuar në manastirin e vjetër të Kiev-Peçersk Lavra, që është monumenti më i famshëm fetar i kryeqytetit ukrainas.
12/12Vendi i goditjes së dronit në Katedralen e manastirit më 15 qershor. Fotografitë nga vendngjarja duket se shfaqin dëm të madh në çatinë e katedrales, që u përfshi nga fjalët pas breshërisë që ndodhi natën, por që shkaktoi pak dëme në brendësi të ndërtesës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se dronët rusë “qëllimshëm shënjestruan” pjesë të qytetit ku gjendet manastiri. Arkimandriti Avaraamiy, vikar në Lavra, i tha Radios Evropa e Lirë se sulmi ishte si një “plumb i armikut që ju godet direkt në zemër”.
Rusia mohon se ka shënjestruar manastirin dhe pretendon se dëmet janë shkaktuar nga mbrojtja ajrore ukrainase që ka devijuar nga objektivi, por nuk ka paraqitur dëshmi për këtë pretendim. Sulme të shumta ruse me dronë dhe raketa kanë goditur ndërtesa banimi, objekte civile dhe vende të trashëgimisë kulturore, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe viktima.
Një zjarr më 15 qershor, në mes të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, është dëmi më i fundit që lufta ka shkaktuar në manastirin e vjetër të Kiev-Peçersk Lavra, që është monumenti më i famshëm fetar i kryeqytetit ukrainas.
Previous slide
Next slide
Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko, tha se sulmet ruse vranë pesë punonjës të ekipeve të shpëtimit dhe plagosën të paktën pesë të tjerë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, i cili ndodhet në verilindje të vendit.
“Në Harkiv, pesë shpëtimtarë të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave u vranë ndërsa po luftonin zjarret e shkaktuara nga sulmet e përsëritura ruse. Të paktën pesë të tjerë u plagosën”, shkroi Klymenko në Telegram.
Autoritetet thanë gjithashtu se gjashtë njerëz, përfshirë një foshnjë, u plagosën nga një zjarr në Muzeun e Artit të Harkivit si pasojë e një sulmi ajror rus.
“Një zjarr i lokalizuar ka shpërthyer në ndërtesën e muzeut të artit, duke përfshirë një sipërfaqe prej 1.200 metrash katrorë. Po punohet për shuarjen përfundimtare të tij”, njoftuan autoritetet e shërbimit të emergjencave të Ukrainës.
“Sulm brutal” ndaj trashëgimisë kulturore
Ndër ndërtesat e goditura në Kiev ishte edhe katedralja kryesore e kompleksit historik Kyiv-Pechersk Lavra, (Manastiri i Shpellave), një zonë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ku zjarrfikësit vazhduan të luftonin zjarrin në orët e para të së hënës.
“Një sulm brutal ndaj popullit tonë dhe trashëgimisë sonë. Kjo është fytyra e vërtetë e vlerave ortodokse të Rusisë”, shkroi kryeministrja ukrainase, Yulia Svyrydenko, në platformën X.
Më shumë se një duzinë automjetesh zjarrfikëse u panë pranë manastirit gjatë mëngjesit, ndërsa zjarrfikësit punonin për të shuar zjarrin si nga brenda ndërtesës, ashtu edhe nga platformat e jashtme, raportoi një gazetar i AFP-së në vendngjarje.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha, dënoi sulmin rus ndaj manastirit më të rëndësishëm ortodoks të Ukrainës, duke e cilësuar atë si “barbarizëm shtetëror”.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e dënoi sulmin ndaj civilëve ukrainas dhe ndaj manastirit shekullor Kyiv-Pechersk Lavra, duke thënë se "këto janë krime lufte dhe Rusia do të duhet të përgjigjet për to".
Ndërkohë, mediat shtetërore ruse cituan Ministrinë e Mbrojtjes së vendit, e cila pretendoi se manastiri Kyiv-Pechersk Lavra ishte goditur nga një raketë e sistemit Patriot me të cilin Kievi është furnizuar nga SHBA-ja, si pasojë e ndonjë defekti ose e raketave të skaduara të ofruara nga vendet perëndimore.
Më vonë gjatë ditës, Shërbimi Sekret i Ukrainës (SBU) publikoi një deklaratë ku thuhej se Rusia e kishte goditur Kyiv-Pechersk Lavrën me një dron Geran-2, i cili është versioni rus i dronit kamikaz të tipit iranian Shahed.
Agjencia publikoi gjithashtu fotografi të asaj që tha se ishin mbetje të dronit të dyshuar.
"Hetuesit e Shërbimit të Sigurisë e kanë klasifikuar sulmin si krim lufte dhe tashmë kanë hapur procedurë penale", shtoi ajo.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se sulmi “masiv” gjatë natës shkaktoi dëme dhe zjarre pothuajse në të gjitha qarqet e kryeqytetit. Autoritetet njoftuan se katër njerëz u vranë dhe të paktën 25 të tjerë u plagosën, përfshirë fëmijë.
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave raportoi gjithashtu se pas sulmit shpërtheu zjarr në Kompleksin Kombëtar të Muzeut të Artit dhe Kulturës “Mystetskiy Arsenal” në Kiev, institucioni kryesor kulturor i Ukrainës, duke përfshirë një sipërfaqe prej rreth 1.000 metrash katrorë.
Rusia goditi gjithashtu Studiot Kombëtare të Filmit “Dovzhenko”, një nga studiot më të vjetra të filmit në Ukrainë, e themeluar në vitin 1927 në Kiev, njoftoi ministrja e Kulturës, Tetyana Berezhna, në Facebook.
Ukraina kundërpërgjigjet
Ndërkohë, Kievi ka vazhduar sulmet e tij të shpeshtuara së fundmi kundër shënjestrave industriale dhe infrastrukturës energjetike të Rusisë, në përpjekje për t’ia ndalur Kremlinit burimet financiare që po i përdor për ta financuar luftën kundër Ukrainës.
Guvernatori rajonal Dmitry Milyayev njoftoi në Telegram se tre njerëz u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një sulm ukrainas me dronë ndaj qytetit rus Tula, rreth 200 kilometra në jug të Moskës.
Nuk është e qartë se cilat objekte ishin goditur, por rajoni i Tulës strehon disa nga objektet më të mëdha industriale të Rusisë dhe ka qenë shpesh shënjestër e sulmeve ukrainase që prej fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.
Gjithashtu, në orët e para të së hënës, autoritetet e instaluara nga Kremlini në zonat e pushtuara të rajonit ukrainas të Hersonit deklaruan se sulmet ukrainase kishin dëmtuar dy ura dhe se qarkullimi ishte pezulluar.
Nuk pati shumë hollësi rreth kësaj, ndërsa raportimet nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.
Trump bisedon veçmas me Putinin dhe Zelenskyn
Këto luftime u zhvilluan derisa Trumpi i tha Putinit gjatë një telefonate të dielën vonë se përfundimi i konfliktit në Ukrainë është jetik dhe se ai është i gatshëm të ndihmojë në arritjen e paqes, sipas këshilltarit të Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov.
“Sa i përket konfliktit ukrainas, Donald Trump theksoi sërish se ndërprerja e luftimeve është thelbësore”, u tha Ushakov gazetarëve duke dhënë hollësi nga telefonata 55-minutëshe.
Trump zhvilloi gjithashtu një bisedë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili tha se të dy diskutuan përpjekjet për t’i dhënë fund luftës para samitit të Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara (G7), që fillon të hënën në Francë.
Zelensky shkroi në Telegram se i kishte uruar Trumpit ditëlindjen e 80-të dhe e kishte falënderuar për ndihmën që Uashingtoni i ka ofruar Ukrainës gjatë konfliktit.
“I urova presidentit Trump çdo sukses, para së gjithash në përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës”, tha Zelensky.