Ndërlidhjet

Të paktën 15 të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë


Disa të vdekur pas sulmit masiv rus në Kiev
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:03:22 0:00

Pasojat e sulmit rus në Kiev.

Rusia ka kryer një sulm masiv me dronë në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase gjatë natës, duke vrarë të paktën 14 persona në kryqytet dhe një në Odesa.

Sulmi në Kiev, që la të plagosur afër 100 persona të tjerë, është një ndër sulmet më vdekjeprurëse që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës shkurtin e vitit 2022.

Një pjesë e një ndërtese nëntëkatëshe në Kiev u shemb pas sulmeve me raketa. Zyrtarët thanë se numri i viktimave mund të rritet, teksa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimin e personave të bllokuar në gërmadha.

"Kievi është përballur me një nga sulmet më të tmerrshme", shkroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Rusia ka lëshuar të paktën 175 dronë, 14 raketa dhe dy raketa balistike drejt kryeqytetit ukrainas, thanë zyrtarët ushtarakë.

Sulme të tjerë janë raportuar edhe në Zaporizhja, që gjendet në afërsi të frontit të luftës.

Zelensky tha se në mbarë Ukrainën, Rusia lëshoi mbi 440 dronë dhe 32 raketa kur sulmoi gjatë natës, duke shënjestruar edhe rajonin e Çernihivit, Zhitomirit, Kirovoradit dhe Mikolajivit.

Më herët gjatë së martës, kryetari i qytetit të Kievit tha se në mesin e viktimave ishte edhe një amerikan 62 vjeç.

Ndërkaq, Rusia raportoi se mbrojtja e saj ajrore ka zmbrapsur dy dronë ukrainas që ishin nisur drejt Moskës.

Njësitë kundërajrore ruse po ashtu kanë shkatërruar 51 dronë ukrainas mbi rajonin kufitar të Belgorodit mbrëmjen e 16 qershorit, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Moska, që ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës mbi tre vjet më parë, ka vazhduar sulmet ndaj Ukrainës pavarësisht përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të arritur një armëpushim. Pak përparim është bërë në procesin e paqes, përveç se palët janë pajtuar që të këmbejnë të burgosur të luftës.

Moska ka refuzuar kërkesën e Kievit për një armëpushim pa kushte, ndërkaq Ukraina i ka refuzuar kushtet e vendosura nga Rusia, duke i cilësuar si “ultimatume”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG