Suedia nis epokën e re në NATO
Flamuri i Suedisë, anëtares më të re të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), u ngrit më 11 mars, në selinë e saj në Bruksel. Flamuj të NATO-s po qëndisen, ndërsa trajnimet ushtarake po shtohen në Suedi, teksa vendi nordik po nis epokën e re në aleancën perëndimore. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Një ekuipazh ajror përgatit një avion Gripen për ngritje në një bazë ajrore në Suedinë veriore më 4 mars.
Suedezët ishin kryesisht kundër perspektivës së anëtarësimit në NATO deri kur ndodhi pushtimi rus i Ukrainës. Një sondazh i bërë në ditët pas pushtimit zbuloi se 41 për qind e suedezëve ishin në favor të anëtarësimit në aleancë, ndërsa 35 për qind ishin kundër dhe pjesa tjetër e të anketuarve ishin të pasigurt.

6
Një marins suedez shikon drejt një luftanijeje amerikane gjatë një stërvitjeje të përbashkët, më 1 mars.
Pjesa më e madhe e punës për anëtarësimin e Suedisë në NATO u përfundua në kuadër të procesit të gjatë për anëtarësimin e Stokholmit.
Pjesa më e madhe e punës për anëtarësimin e Suedisë në NATO u përfundua në kuadër të procesit të gjatë për anëtarësimin e Stokholmit.

7
Një varkë sulmuese suedeze i afrohet një luftanijeje amerikane gjatë një stërvitjeje më 29 shkurt.
Në fund të vitit 2023, Stokholmi dhe Uashingtoni nënshkruan një marrëveshje që i jepte ushtrisë amerikane qasje në bazat suedeze dhe lejonte ruajtjen e armëve dhe municioneve në vendin nordik.
Në fund të vitit 2023, Stokholmi dhe Uashingtoni nënshkruan një marrëveshje që i jepte ushtrisë amerikane qasje në bazat suedeze dhe lejonte ruajtjen e armëve dhe municioneve në vendin nordik.
![Ushtarët suedezë marrin pjesë në ceremoninë e ndërrimit të gardës përpara pallatit mbretëror të Stokhomit më 7 mars. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në një deklaratë të bërë po atë ditë se anëtarësimi i Suedisë "e bën NATO-n më të fortë, Suedinë më të sigurt dhe të gjithë aleancën më të sigurt" dhe shtoi, "Mezi pres ta ngre flamurin e tyre në selinë e NATO-s të hënën [11 mars]."](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-a7eb-08dc3f4f7531_w1024_q10_s.jpg)
8
Ushtarët suedezë marrin pjesë në ceremoninë e ndërrimit të gardës përpara pallatit mbretëror të Stokhomit më 7 mars.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në një deklaratë të bërë po atë ditë se anëtarësimi i Suedisë "e bën NATO-n më të fortë, Suedinë më të sigurt dhe të gjithë aleancën më të sigurt" dhe shtoi, "Mezi pres ta ngre flamurin e tyre në selinë e NATO-s të hënën [11 mars]."