Streha e drerëve në Orllan të Podujevës
Në fshatin Orllan të Podujevës, një tufë drerësh thyenin qetësinë e këtij fshati piktoresk. Këto janë kafshët e fermës së familjes Tullari. Ferma shtrihet në një sipërfaqe prej shtatë hektarësh. Radio Evropa e Lirë më 11 janar vizitoi fermën dhe ju sjell këto fotografi të bukura të drerëve.

5
Rritjen e drerëve familja Tullari e nisi si zanat anësor para 10 vjetësh.

6
Drerët dhe drenushat në këtë fermë, janë të llojeve të ndryshme por dominojnë raca skandinave dhe evropiane.

7
Përveç tufës së drerëve në fshatin Orllan, familja Tullari ka një tufë tjetër më të madhe në fshatin Sharban.

8
Synimi i familjes Tullari është rritja e numrit të drerëve dhe për këtë merren edhe me shtimin e tyre.