Spitali kryesor i Gazës mezi funksionon pas mësymjeve izraelite dhe 21 muajve luftë
Dr. Abeer Al-Gharbawi, majtas, duke operuar një pacient nën dritën e një llambe me bateri, gjatë një ndërprerjeje rryme në spitalin Shifa, në Qytetin e Gazës, më 4 korrik 2025.
Foto:Jehad Alshrafi (AP)
Spitali kryesor i Gazës mezi funksionon pas mësymjeve izraelite dhe 21 muajve luftë
Spitali kryesor i Gazës mezi funksionon pas mësymjeve izraelite dhe 21 muajve luftë
Associated Press
Spitali Shifa ishte dikur shtyllë e sistemit shëndetësor në Rripin e Gazës.
Tani, pas 21 muajsh luftë dhe dy mësymjeve të mëdha izraelite, ai mezi po funksionon.
Ndërtesat kryesore të spitalit Shifa të shndërruara në rrënoja, pas ofensivave ajrore dhe tokësore izraelite. Administrata e spitalit vlerëson se 70 për qind e objektit është shkatërruar.
Një nënë duke bartur fëmijën e saj në një tendë për trajtimin e pacientëve, në oborin e spitalit Shifa.
Korridoret e tij janë plot me njerëz të plagosur nga sulmet ajrore izraelite, ndërsa morgu i tij i mbushur me kufoma.
Mjekët dhe infermierët kryejnë operacione në kushte të mjerueshme, shpesh nën dritën e telefonave mobilë. Pacientët që presin jashtë për dializë qëndrojnë mes rrënojave të një reparti të bombarduar të spitalit.
Një burrë duke bartur nipin e tij, të plagosur nga një sulm izraelit, në spitalin Shifa.
Një depo e ndërtuar në oborrin e spitalit Shifa, e stërmbushur me pacientë. Ndërtesa karakterizohet nga ajrosja e dobët, temperaturat e larta, kushtet josanitare dhe pushtimi nga insektet.
Izraeli kreu dy mësymje të mëdha ndaj Shifas dhe ka sulmuar disa qendra të tjera mjekësore, duke akuzuar militantët e Hamasit – grup i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian – se strehohen brenda tyre.
Stafi mjekësor ka mohuar akuzat, por pjesëtarë të Hamasit mund të shihen shpesh brenda objekteve të tilla dhe kanë kufizuar qasjen e publikut në disa pjesë të tyre.
Dr. Ashraf al-Bayya dhe ekipi i tij duke operuar një pacient me lëndim të këmbës, të shkaktuar nga një sulm izraelit, në një sallë kirurgjike në spitalin Shifa.
Pacientë me sëmundje veshkash duke pritur mes rrënojave të shkaktuara nga një mësymje izraelite, pasi reparti i dializës në spitalin Shifa ndërpreu shërbimet për shkak të mungesës së karburanteve.
Spitalet mund të humbin statusin e vendit të mbrojtur sipas të drejtës ndërkombëtare, nëse ato përdoren për qëllime ushtarake.
Izraeli thotë se bën maksimumin për të kursyer civilët, duke evakuuar objekte të tilla dhe duke iu dërguar atyre ndihma.
Wadih Ghaben, 11 vjeç, palestinez i zhvendosur me plagë nga arma e zjarrit, duke qëndruar në një dyshek jashtë dhomës speciale të kirurgjisë, për shkak të të nxehtit të madh, në spitalin Shifa.
Kujdes: Përmbajtja mund të jetë shqetësuese për disa shikues!
Pacientë që u sollën në spitalin Shifa, pasi u plagosën teksa po shkonin në një qendër për shpërndarjen e ndihmave në Qytetin e Gazës.
Një pacient dhe shoqëruesi i tij duke ndenjur e duke tymosur duhan në oborrin e spitalit Shifa.
Ushtria izraelite tha se spitali shërbente si qendër e rëndësishme komanduese e Hamasit, por nuk ofroi shumë dëshmi, përveç një tuneli që çon drejt dhomave nëntokësore afër objektit.
Forcat izraelite u kthyen në Shifa në marsin e 2024-tës, duke nxitur luftime të ashpra disaditore, në të cilat ushtria tha se vrau rreth 200 militantë që ishin rigrupuar atje.
Stafi i spitalit Shifa duke bartur kuti me furnizime pranë Yousef Abu Suhailas, 16 vjeç, i cili u plagos nga një sulm ajror izraelit dhe priste të trajtohej.
Një burrë i paidentifikuar, i pashoqëruar, duke qëndruar në dyshemenë e spitalit Shifa teksa po merrte trajtim pas një sulmi raketor.
Reparti i emergjencës i spitalit dhe një ndërtesë e kirurgjisë u shkatërruan. Sot, ish-depot e spitalit tani janë plot me pacientë.
Furnizimet mjekësore janë të pakta, për shkak të bllokadës nga Izraeli dhe rënies së ligjit dhe rendit në territorin palestinez, që ua kanë vështirësuar grupeve humanitare dërgimin e ndihmave.
Një pjesëtar i ekipit mjekësor duke u falur në një dhomë për sterilizimin e mjeteve kirurgjike, e cila shërben edhe si dhomë pushimi dhe faljeje për mjekët dhe stafin.
Infermieret e repartit të emergjencave duke pushuar në një dhomë, pas trajtimit të një numri të madh lëndimesh në spitalin Shifa.
Ndërprerjet e energjisë elektrike janë të zakonshme, për shkak të mungesës së karburanteve.
Shumica e stafit përbëhet nga vullnetarë, të cilët punojnë me orar të gjatë, pa u paguar.
Ahmed Rihan, 10 vjeç, i cili pësoi një lëndim koke mbi një muaj më parë, dke fjetur në një korridor të spitalit Shifa.
Kufoma të palestinezëve që u vranë teksa po shkonin në një qendër për shpërndarjen e ndihmave, duke u përgatitur për varrosje, në morgun e spitalit Shifa.
Disa dhoma janë aq të ngarkuara, saqë pacientët qëndrojnë të shtrirë në dysheme.
Mizat enden me të madhe nëpër objekt, pjesërisht për shkak të mungesës së dezinfektuesve.