Sllovenia ballafaqohet me njërin ndër zjarret më të mëdha ndonjëherë
Në Pllajën Karstike të Sllovenisë, pranë kufirit me Italinë, një zjarr i madh ka përfshirë më shumë se 2.000 hektarë pyje - ndërsa në pjesën italiane, ka humbur jetën një police, e cila ishte angazhuar vullnetarisht për mbrojtjen e civilëve. Sipas përllogaritjeve të autoriteteve sllovene dhe raportimeve të mediave, ky është njëri ndër zjarret më të mëdha ndonjëherë në Slloveni. Zjarri është përhapur nga Italia në Slloveni dhe është vënë në kontroll përkohësisht, por situata është ndërlikuar përsëri.

1
Një automjet zjarrfikësish shihet në një fushë teksa në prapavijë vërehet tymi i madh nga zjarri i egër që ngrihej mbi një pyll afër fshatit Novelo, në Slloveni, më 22 korrik 2022.

2
Një helikopter i policisë sllovene duke dërguar ujë për fikjen e zjarrit, në fshatin Lipe, Slloveni, më 22 korrik.

3
Helikopterët e ushtrisë së Sllovenisë duke u furnizuar me ujë për shuarjen e zjarreve në fshatin Lipe, më 22 korrik.

4
Zjarrfikësit duke diskutuar për veprimet e ardhshme, teksa tymi nga zjarri i egër i afrohej fshatit Novelo, në Slloveni, më 22 korrik.