Sllovenia ballafaqohet me njërin ndër zjarret më të mëdha ndonjëherë
Në Pllajën Karstike të Sllovenisë, pranë kufirit me Italinë, një zjarr i madh ka përfshirë më shumë se 2.000 hektarë pyje - ndërsa në pjesën italiane, ka humbur jetën një police, e cila ishte angazhuar vullnetarisht për mbrojtjen e civilëve. Sipas përllogaritjeve të autoriteteve sllovene dhe raportimeve të mediave, ky është njëri ndër zjarret më të mëdha ndonjëherë në Slloveni. Zjarri është përhapur nga Italia në Slloveni dhe është vënë në kontroll përkohësisht, por situata është ndërlikuar përsëri.

5
Një helikopter duke hedhur ujë mbi një re tymi të shkaktuar nga djegia e pyllit nga zjarri i egër, afër fshatit Novelo, Slloveni, më 22 korrik.

6
Zjarri në pyll afër fshatit Novelo, Slloveni, më 21 korrik 2022.

7
Tym mbi një pyll afër fshatit Temenica, Slloveni, më 21 korrik.

8
Tym i madh në pyll afër kufirit me Italinë, në Miren, Slloveni, më 20 korrik. Zjarri u duk se u lokalizua, por flakët më vonë morën përsëri hov.