Ndërlidhjet

Rekord i viktimave nga koronavirusi në Bullgari


Një punonjës shëndetësor në Sofje.
Një punonjës shëndetësor në Sofje.

Bullgaria raportoi të martën 334 viktima nga koronavirusi - shifra më e lartë në këtë vend që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar.

Autoritetet shëndetësore raportuan gjithashtu 5,286 raste të reja të të infektuarve, brenda 24 orëve.

Sipas tyre, mbi 8,500 pacientë janë të shtruar në spitale, ndërsa 723 prej tyre ndodhen nën kujdes intensiv.

Bullgaria, me 7 milionë banorë, ka normën më të ulët të vaksinimit në Bashkimin Evropian.

Më pak se një e treta e të rriturve në këtë vend janë vaksinuar plotësisht.

Pavarësisht rritjes së numrit të viktimave nga koronavirusi, shumë bullgarë mbeten skeptikë ndaj vaksinave, për shkak të frikës së pabazuar për pasoja të mundshme shëndetësore, shkruan agjencia e lajmeve AP.

Sipas saj, shumë bullgarë nuk i besojnë as informacionit zyrtar.

Përpara zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, që do të mbahen më 14 nëntor, autoritetet bullgare gjithashtu kanë hezituar të vendosin masa më të rrepta për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG