Rrëfimi i ushtarit ukrainas për ikjen këmbadoras nga robërimi rus
Vladyslavi, pjesëtar i Gardës Kombëtare të Ukrainës, kishte pësuar një plagë gati vdekjeprurëse në fyt, kur një njësit emergjencash e gjeti atë afër vijës së frontit, në rajonin e Donjeckut. Duke e rimarrë veten në spital dhe në pamundësi për të folur, Vladyslavi shkroi për atë që kishte kaluar, duke thënë se ishte zënë rob, ishte torturuar dhe ishte lënë të vdiste me bashkëluftëtarët e tij, para se të zvarritej këmbadoras për pesë ditë për të mbërritur në një pjesë territori nën kontrollin e Ukrainës. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)
Përmbajtja
-
10 shtator 2025
Çfarë ndodhi në Poloni?
-
9 shtator 2025
Komunat mbajnë para, qytetarët pa infrastrukturë
-
7 shtator 2025
Ekstremizmi i dhunshëm po zhvendoset online
-
5 shtator 2025
Një dekadë e re '90-ash në Ballkan?!