Shkarkimi i Besim Kelmendit: Si erdhi deri te vendimi dhe a ishte i ligjshëm?
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës u shkarkua këtë javë, pas raportimeve se ai gjoja kishte bashkëpunuar më 1999 me një gjyqtare serbe për rastin e Masakrës së Reçakut, të cilën ajo e konsideronte ngjarje të trilluar. Shkarkimi i Besim Kelmendit shkaktoi polemika për ligjshmërinë e vendimit, pasi ai u votua nga vetëm pesë anëtarë të Këshillit Prokurorial. Pjesa tjetër e anëtarëve vlerësuan se s’kishte kuorum, dhe e quajtën vendimin puç institucional. Kelmendi paralajmëroi ankesë në gjykatë, Prokuroria Speciale mohoi çdo ndërhyrje, kurse Bashkimi Evropian e kritikoi vendimin si pengesë për reformat dhe rrugën drejt BE-së.
Përmbajtja
-
4 gusht 2026A i duhen Kosovës lobistë në SHBA?
-
19 korrik 2026Si funksionojnë agjentët “njëpërdorimësh” të Rusisë?
-
18 korrik 2026Një klikim dhe llogaria juaj bankare mund të jetë në rrezik