Shqetësime për situatën e të zhvendosurve nga Karabaku
Pas një ofensive të vrullshme ushtarake nga forcat e Azerbajxhanit në territorin e Nagorno-Karabakut, rreth 10.000 të zhvendosur po strehohen në bodrume, pa kushte elementare për jetesë, përderisa të tjerë janë grumbulluar në një aeroport, me shpresën që do të ikin në Armeni. (Përgatiti: Trim Haliti)

1
Një fotografi e 21 shtatorit, e publikuar në mediat sociale nga Avokati i Popullit në Nagorno-Karabak, gjoja shfaq të zhvendosurit armenë duke jetuar në kushte të vështira.
“Më shumë se 10.000 persona të zhvendosur po qëndrojnë aktualisht në bodrume, pa ushqim, ujë, energji elektrike, dhe të gjitha kushtet e tjera elementare për jetesë. Azerbajxhani po kryen gjenocid në Artsak (Nagorno-Karabak) në kohë reale, me pëlqimin e heshtur të komunitetit ndërkombëtar”, ka shkruar Gegham Stepanyan në platformën X, e njohur më parë si Twitter.

![Një fotografi tjetër e publikuar në mediat sociale besohet se shfaq armenët e zhvendosur duke pritur për t’u larguar më 21 shtator, afër aeroportit në kryeqytetin de facto të Nagorno-Karabakut, Stepanakert. Avokati i Popullit, Stepanian, ka thënë në mediat sociale se rrugët e Stepanakertit janë “mbushur me njerëz të zhvendosur, [të cilët janë] të uritur dhe të frikësuar”.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-7079-08dbbb3c68af_w1024_q10_s.jpg)
2
Një fotografi tjetër e publikuar në mediat sociale besohet se shfaq armenët e zhvendosur duke pritur për t’u larguar më 21 shtator, afër aeroportit në kryeqytetin de facto të Nagorno-Karabakut, Stepanakert.
Avokati i Popullit, Stepanian, ka thënë në mediat sociale se rrugët e Stepanakertit janë “mbushur me njerëz të zhvendosur, [të cilët janë] të uritur dhe të frikësuar”.
Avokati i Popullit, Stepanian, ka thënë në mediat sociale se rrugët e Stepanakertit janë “mbushur me njerëz të zhvendosur, [të cilët janë] të uritur dhe të frikësuar”.

3
Një punonjës komunal (djathtas) duke bërë përpjekje për t’i qetësuar banorët, pas dëgjimit të të shtënave në Stepanakert.

4
Një pamje e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë më 21 shtator gjoja shfaq civilët e zhvendosur nga paqeruajtësit rusë në një vend të panjohur.
Azerbajxhani ndërpreu aksionin ushtarak në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut më 20 shtator, pasi suksesi i tij i shpejtë në fushëbetejë i detyroi separatistët armenë të pajtohen për një armëpushim që do ta kthejë zonën në kontroll të plotë të Bakusë.