Situata me zjarret në disa zona në Shqipëri po merr përmasa shqetësuese. Në një njoftim të Prefekturës së Lezhës, mëngjesin e së martës, theksohet se “vatra e zjarrit në fshatin Mali i Shëngjinit ka dalë plotësisht jashtë kontrollit” dhe se lokalizimi i flakëve është i pamundur për shkak të erës. Autoritetet thanë se po bëhet evakuimi i banorëve në zona të rrezikuara, ndërsa theksuan nevojën për shtim të kapaciteteve pasi 1.300 zjarrfikës në gjithë vendin nuk e përballojnë situatën me ndezjen e zjarreve.
Zjarret e egra kaplojnë zonën e Shëngjinit
- Reuters

1
Zjarrfikësit duke lokalizuar flakët në zonën e Shëngjinit.

2
Zjarri ka kapluar çadrat dhe rrethojën në kompleksin turistik Inheritor, që gjendet pranë portit të Shëngjinit, në zonën që njihet si Rana e vogël.

3
Përveç forcave zjarrfikëse të pushtetit vendor, për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe helikopteri Cougar, por si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur, duke rrezikuar edhe zonat e banuara dhe bizneset në atë pjesë.

4
Disa vatra zjarri në fshatin Mali i Shëngjinit në Shqipëri që kishin nisur të shtunën pasdite, janë riaktivizuar mëngjesin e hënës dhe kanë përfshirë sipërfaqe më të mëdha.