Si dallon beteja për Severodonjeckun nga ajo për Mariupolin
Beteja për Severodonjeckun u ngjan luftimeve në Mariupol, teksa forcat ukrainase po rezistojnë në një kompleks të madh industrial. Në Severodonjeck, ato janë të pozicionuara në uzinën kimike Azot, ndërsa në Mariupol rezistenca e fundit kundër forcave ruse u bë në uzinën e çelikut Azovstal. Një ish-punonjës në Azot ka thënë se dy uzinat janë shumë të ndryshme dhe se ka indikacione se jo të gjitha materialet kimike që mund të jenë të rrezikshme, janë larguar me kohë nga Azoti. Ai ka folur për Current Time, projekt i Radios Evropa e Lirë, më 14 qershor. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)