Nëpër foto: Tre vjet luftë në Ukrainë
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

29
Disa vatra zjarri të shkaktuara nga sulmet ruse në një vendbanim afër Pokrovskut në shtator 2024.

30
Artem, një komandant ukrainas 40-vjeçar, bërtet për paralajmërim para se ekipi i tij i artilerisë të gjuajë drejt pozicioneve ruse pranë Pokrovskut në fillim të tetorit të vitit 2024.

31
Nëna e ushtarit të rënë Danylo Lyashkevych qan mbi arkivolin e të birit gjatë funeralit të tij në Kiev më 8 nëntor 2024.

32
Një grua mban qenin e saj teksa vazhdojnë sulmet ruse në Kiev, 20 dhjetor 2024.