Në 15 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, ish-lokacioni i “World Trade Center” në Nju Jork është transformuar në një vend përkujtimor. Por, ekzistojnë edhe disa memorialë të tjerë, më pak të njohur, që përkujtojnë rreth 3,000 njerëzit që humbën jetën si pasojë e sulmeve. Mbretëria e Bashkuar, Izraeli dhe Italia; të gjitha kanë vendosur memorialët e tyre, ndërsa Rusia i ka dhuruar SHBA-ve një punim artistik përkujtimor.
Si e shënon bota 11 Shtatorin?

5
Një skulpturë e Kullave Binjake në Kopenhagë, Danimarkë…

6
…dhe një memorial i ngjashëm ndodhet në Irlandë. Ky punim i kushtohet zjarrfikësit Sean Tallon, familja e të cilit kishte emigruar nga Irlanda, si dhe punëtorëve të tjerë të emergjencave dhe shërbyesve publik që ndërruan jetë gjatë sulmeve.

7
Një memorial kushtuar viktimave të sulmeve në Kielce të Polonisë, quhet “Homo Homini”, që në latinisht do të thotë “Njeriu për Njeriun”. Emrat e sulmeve të tjera terroriste të 15 viteve të fundit janë të gdhendur në monumentin që përfaqëson Kullat Binjake.

8
Ky memorial, i emëruar “Memoria e Luce” (Kujtim dhe Dritë), ishte një dhuratë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për qytetin Italian të Padovës. Forma sugjeron një libër të hapur. Struktura është dizajnuar nga arkitekti Daniel Libeskind, një nga planifikuesit e lokacionit të ridizajnuar të “Word Trade Center” në Nju Jork.
Facebook Forum