Ndërlidhjet

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, më 19 prill 2025.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, më 19 prill 2025.

Haxhiu dështon të zgjidhet kryeparlamentare, seanca vazhdon të hënën

Në vazhdimin e tretë të seancës konstituive, deputetët dështuan që të zgjidhinin kreun e organit ligjvënës.

Propozimi që Albulena Haxhiu të jetë kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, dështoi dy herë që të marrë 61 votat e nevojshme.

Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu seancën deri të hënën, në orën 15:00.

Megjithatë, paraprakisht deputetët miratuan raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve.

Ata po ashtu bën betimin si deputetë të legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

14:06 19.4.2025

Rinis seanca pas takimit të komisionit

Pas takimit të komisionit të përkohshëm për hartimin e raportit të ri për mandatet e deputetëve, tashmë ka rinisur seanca për konsituimin e Kuvendit të Kosovës.

Rinisja u vonua për rreth gjysmë orë pasi votuan disa nga deputetët e zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje.

Tani pritet të votohet ky raport në seancë.

14:05 19.4.2025

Murati: Asgjë s’ka ndryshuar, vetëm fjalët e opozitës

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se anëtarët e partive që deri më tani kanë qenë në opozitë jane dakorduar të votojnë pro raportit për mandatin e deputetëve.

Ai thotë se asgjë nuk ka ndryshuar në raport me atë të para katër ditëve dhe se asnjë dorëheqje nuk është dorëzuar.

“Kanë ndryshuar vetëm fjalët e opozitës si rezultat i rrezikut për t’i humbur mandatet”, tha Murati.


14:03 19.4.2025

Haradinaj tregon se cilët kandidatë të LVV-së do t'i votonte për kryeparlamentar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ka dakordim të partisë së tij, PDK-së dhe LDK-së për votimin e raportit për mandate, në mënyrë që të mund të vazhdohet me betimin dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

"Nëse LVV-ja do të kishte kandidate për kryeparlamentare, Saranda Bogujecvin apo Shqipe Selimin, AAK-ja do t’i votonte", tha ai.

13:58 19.4.2025

Kërçeli për dorëheqjet: Asgjë s’ka ndryshuar nga 15 prilli

Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Ilir Kërçeli, tha se sot u dëshmua se kauza e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së për dorëheqjet e anëtarëve të Qeverisë “nuk ka qenë reale”.

Ai tha se asgjë s’ka ndryshuar nga 15 prilli, kur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një letre njoftoi Kuvendin se ekzekutivi i tij është në dorëheqje.

“Asgjë s’ka ndryshuar nga praktika e 15 prillit, vetëm sot opozita ka dëshmuar se sa qenë kauzë reale. Si duket ndikoi përmendja e zgjedhjeve ishte që ishte ajo që i bëri të ndryshojnë qëndrim”.

Memli Krasniqi, kreu i PDK, tha se janë evidentuar dorëheqjet individuale të ministrave dhe kryeministrit, që janë zgjedhur deputetë.

“Nuk është dorëzuar asgjë nga ajo që ka ndodhur më 15 prill. Ministrat ia kanë dërguar kryeministrit, ai e ka njoftuar Kuvendin”, tha Kërçeli.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG