A e rrëzoi një raketë Patriot aeroplanin gjurmues të Rusisë?
Kievi pretendon se ka rrëzuar, më 14 janar, një avion gjurmues A-50. Nëse konfirmohet, kjo do të ishte një goditje e madhe për përpjekjet luftarake të Rusisë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Sistemi komandues i një Il-76, avioni mbi të cilin është ndërtuar infrastruktura e radarit për A-50.
Një ekspert ukrainas i aviacionit ka treguar se A-50 ka të ngjarë të jetë rrëzuar nga një raketë Patriot, e prodhuar nga SHBA-ja. Analistë të tjerë besojnë se një rast katastrofik i zjarrit nga mbrojtja ajrore ruse mund të jetë prapa rrëzimit të aeroplanit.

6
Sistemet e raketave S-400 gjatë një stërvitjeje të përbashkët midis forcave ruse dhe bjelloruse në Bjellorusi, disa ditë para se Rusia të niste pushtimin e saj në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.
Gjatë luftës kundër Ukrainës, avionët A-50 të Rusisë thuhet se janë përdorur për të ndihmuar në drejtimin e raketave sipërfaqësore drejt objektivave ajrore. Në tetor të vitit 2023, Kremlini pretendoi se "24 avionë luftarakë ukrainas" u rrëzuan brenda pesë ditësh nga ekuipazhet e raketave S-400 duke përdorur informacionet për gjendjen në terren në kohë reale të dërguar nga një avion A-50. Ky pretendim i diskutueshëm nuk specifikoi nëse kishte dronë të përfshirë në raportin e pretenduar.

7
Një A-50 rus ngrihet nga një aeroport në mars 1995.
Konstantin Krivolap, një ekspert i aviacionit dhe ish-inxhinier testimi në kompaninë ukrainase të avionëve "Antonov", tha se humbja e një prej avionëve më të avancuar dhe më të rëndësishëm të vëzhgimit të Moskës, do të kishte një ndikim të rëndësishëm në mbrojtjen ajrore të Rusisë. Duke vlerësuar se Moska ka deri në nëntë A-50 në veprim, ai tha se "humbja e një avioni të tillë do të ishte kritike, sepse tetë të mbeturit duhet të kontrollojnë të gjithë hapësirën ajrore përgjatë kufirit rus, duke filluar nga Arktiku deri në Detin Baltik, zona rreth Azisë Qendrore dhe veçanërisht Ukrainës”. Ai shtoi se, “në teori, të paktën dy ose tre avionë të tillë nevojiten rreth Ukrainës për të kontrolluar këtë hapësirë ajrore.

8
Një avion kontrolli ajror Il-22 duke u ngritur nga një fushë ajrore e Moskës në maj të vitit 2016.
Kievi, gjithashtu, pretendoi se kishte "shkatërruar" një avion Il-22 në të njëjtën natë që u rrëzua avioni A-50. Fotot u shfaqën më vonë dhe tregonin se Il-22 me sa duket i kishte mbijetuar një uljeje emergjente me një bisht të dëmtuar rëndë nga copëzat.