Ndërlidhjet

Rusia thotë se ka këmbyer të burgosur të luftës me Ukrainën


Të burgosurit ukrainas të luftës gjatë një këmbimi të mëhershëm.
Të burgosurit ukrainas të luftës gjatë një këmbimi të mëhershëm.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka përfunduar këmbimi i të burgosurve të luftës me Ukrainën, proces që u ndërmjetësua nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në total, 190 të burgosur lufte janë këmbyer, përkatësisht 95 nga secila palë, tha Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në Telegram më 17 korrik.

“Ushtarët e liruar rusë do të dërgohen në Moskë përmes një avioni transportues ushtarak të Ushtrisë ruse, ku do të marrin trajtim mjekësor dhe do t’i nënshtrohen rehabilitimit në institucionet e Ministrisë ruse të Mbrojtjes”, u tha në njoftim.

Ukraina, e cila përballet me pushimin në shkallë të plotë të nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022, ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht këmbimin e të burgosurve.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha në qershor se 1.348 ushtarë rusë mbahen nën robërimin ukrainas, teksa shtoi se Rusia ka kapur 6.465 të burgosur të luftës nga Ukraina.

Që kur ka nisur konflikti, Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer në mënyrë sporadike të burgosur të luftës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG