Rusia sulmon infrastrukturën civile të Ukrainës
Rusia sulmoi natën vonë me raketa qendrën e qytetit të Harkivit në verilindje të Ukrainës, si dhe Odesan në orët e para të 17 janarit. Në këto sulme u plagosën disa civilë dhe u shkatërruan në masë disa ndërtesa banimit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

13
Një krater i madh është krijuar në oborrin e një ndërtese banimi në Odesa.
Moska është përpjekur në mënyrë të përsëritur të godasë infrastrukturën në portet jugore të Detit të Zi të Ukrainës, që kur u tërhoq nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja që lejonte kalimin e sigurt të dërgesave të grurit ukrainas përmes detit.

14
Moska vazhdimisht pretendon se cak i sulmeve të saj janë vetëm objektivat ushtarakë.