Ndërlidhjet

Të paktën 15 të plagosur në një sulm të madh rus në Kiev


Pamje nga Kievi, kryeqyteti ukrainas, gjatë një sulmi me dronë rusë, më 24 maj 2025.
Pamje nga Kievi, kryeqyteti ukrainas, gjatë një sulmi me dronë rusë, më 24 maj 2025.

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, u përball me sulme të pareshtura me dronë dhe raketa nga Rusia gjatë natës dhe mëngjesit të së shtunës, në të cilat u plagosën të paktën 15 njerëz, thanë zyrtarët ukrainas.

Shpërthime dhe të shtëna me armë u dëgjuan në të gjithë Kievin, duke i detyruar shumë njerëz të kërkojnë strehim në stacionet e metrosë.

Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi Rusia dhe Ukraina filluan një këmbim të madh të të burgosurve.

Këmbimi, që përfshin qindra ushtarë dhe civilë – ishte i pari nga disa që do të bëhen sipas një marrëveshjeje për këmbim të ndërsjellë që ishte arritur në një takim në Stamboll javën e kaluar.

Rusia e sulmoi Ukrainën gjatë natës me 14 raketa balistike dhe 250 dronë të llojit Shahed, sipas zyrtarëve.

Zyrtarët thanë se forcat ukrainase i rrëzuan 6 raketa dhe 245 dronë gjatë këtij sulmi.

Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit theksoi se ky ishte një nga sulmet më të mëdha të kombinuara me raketa dhe dronë ndaj kryeqytetit ukrainas.

“Një natë e vështirë për të gjithë ne”, thuhej në komunikatën e administratës.

Sirenat ajrore në Kiev ranë pareshtur për më shumë se shtatë orë, duke paralajmëruar për sulme pasi raketa dhe dronë po afroheshin drejt kryeqytetit.

Kryetari i Kievit, Vitalii Klitschko, paralajmëroi banorët para sulmit se mbi 20 dronë rusë po i afroheshin qytetit.

Të premten mbrëma, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi se ishin këmbyer 390 të burgosur nga secila palë dhe se shkëmbimi pritet të vazhdojë edhe të shtunën dhe të dielën.

"Po i kthejmë njerëzit tanë në shtëpi", tha Zelensky, në një postim në Telegram.

"Pjesa e parë e marrëveshjes për këmbimin 1.000 personave për 1.000 persona, është zbatuar", tregoi ai.

Këmbimi i 1.000 të burgosurve nga secila palë do të përbënte këmbimin më të madhin të të burgosurve që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Këmbimet e mëparshme nuk kanë sjellë përparim të dukshëm drejt përfundimit të luftës, e cila nisi në shkurt 2022.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG