Si arrin Rusia të sigurojë mikroçipa të sanksionuar
Korrespondentë të Radios Evropa e Lirë zbuluan se si kompanitë në Kirgizi dhe në Kazakistan po tregtojnë me Rusinë komponentë elektronikë, që mund të përdoren për qëllime civile ose ushtarake. Statistikat tregojnë se tregtia me mallra të tilla, të sanksionuara nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, është rritur në qiell prej se Rusia ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022. (Përgatitën: Valona Tela dhe Arben Hoti)