Rekrutët rusë akuzojnë komandantët për kushte të këqija dhe korrupsion
Komandantët rusë u përballën me fyerje dhe kërcënime derisa përpiqeshin të kontrollonin ushtarët e sapomobilizuar në rajonin rus të Tatarstanit. Pamjet që u shfaqën në fillim të nëntorit në Telegram tregojnë rekrutët e nervozuar duke bërtitur dhe duke akuzuar udhëheqësit e ushtrisë ruse për shitjen e municioneve. Rekrutët janë ankuar për mungesë të uniformave adekuate dhe karburantit për ngrohje. (Përgatitën: Besmir Nenaj dhe Arben Hoti)